Flash

A do të ketë një bashkëpunim të Miley Cyrus dhe Dua Lipa

Lapsi.al 10 November 2020
A do të ketë një bashkëpunim të Miley Cyrus dhe Dua

Prej disa mujash tashmë, fansat janë duke pritur me padurim bashkëpunimin e parë të dy këngëtareve të famshme, Dua Lipa dhe Miley Cyrus.Gjatë muajit gusht, Dua postoi në Instagram disa foto me Miley-n, në të cilat dukej se ishin në një studio muzikore dhe të gjithë menduam se këngëtaret kishin bashkuar forcat për një këngë. Artistet nuk treguan asnjë detaj, mirëpo më vonë, Cyrus konfirmoi të gjithë zërat për një bashkëpunim.Në fakt, kënga do të jetë pjesë e albumit të ri të Miley-t dhe nëse menduat se ky bashkëpunim ishte harruar pasi vonoi kaq shumë, gaboheni!Vajzat po punojnë që të nxjerrin më të mirën nga vetja dhe diçka që të bëjë bujë si asnjëherë më parë.

“Ne duhet të bënim një këngë së bashku pak më parë dhe pastaj vendosëm që ajo nuk na përfaqësonte në të vërtetë”, tha Dua Lipa për Snag. “Kështu që ne donim të futeshim në studio dhe të punonim për diçka që ndihej shumë unike për ne dhe diçka që njerëzit nuk e kishin dëgjuar nga ne më parë.

Ishte vërtet e lehtë të punoje me Miley-n. Ajo është e hapur me idetë e saj.. Ajo është vërtet e ëmbël dhe me këmbë në tokë dhe me të vërtetë argëtuese. Kështu që jam e gëzuar.”- ka rrëfyer Dua

Të këshilluara

Lee Brice rezulton pozitiv me COVID-19

Lee Brice nuk do të performojë në CMA Awards të mërkurën pari rezultoi pozitiv me coronavirus. Një zëdhënës i Brice tregoi për Associated Press të dielën se ...

13:28

Gjendet i pajetë aktori 38-vjeçar

Aktori i njohur i serialit të famshëm “Let’s stay together”, Bert Belasco, është ndarë faqtkeqësisht nga jeta.Belasco ishte vetëm 38 vjeç dhe është gjetur i paj...

13:22

Lista e filmave për festa në Netflix

Mes gjithë ankthit dhe pasigurisë që shkaktojnë lajmet dhe informacionet rreth pandemisë, filmat janë arratisja jonë e vetme për momentin. Aq më tepër tani që p...

12:47

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI