Më i fuqishëm se një dragua është një vrasës dragoi. Për katër vjet, tendenca e Donald Trump për përçarje dhe kaos ishte forca dominuese në jetën amerikane. Në fund, pas një beteje të gjatë dhe torturuese, ajo u mposht nga premtimi i Joe Biden për unitet dhe shërim kombëtar.
Fitorja e Biden ishte njëkohësisht e parashikueshme, por edhe për të cilën dyshohej shumë. Ajo erdhi pas ditëve të gjata të numërimit të votave që sollën rezultate të parashikueshme, por të dhimbshme. Nuk ndodhi fitorja plebishitate për të cilën shpresonin demokratët: Trump u mund, por Trumpizmi duket më i rrënjosur se kurrë te republikanët. Republikanët morën vende në Kongres dhe duket se kanë më shumë gjasa ta mbajnë kontrollin e Senatit, në pritje të dy balotazheve të Senatit në Xhorxhia. Por gjatë gjithë kësaj kohe, Biden kishte vënë bast se avash avash do ta fitonte garen, dhe të Shtunën ai bast më në fund dha rezultat.
Biden qëndroi i qetë gjatë rezultateve të para që e nxirrnin humbës në Ditën e Zgjedhjeve, kërkoi durim gjatë vonesave të numërimit të votave në shtetet vendimtare dhe përçoi besim pavarësisht fushatës së dezinformimit të përhapur nga Presidenti. Ai rindërtoi të ashtuquajturin "Muri blu" që u shemb në 2016; fillimisht Wisconsin, pastaj Michigan, më në fund Pennsylvania shkuan në favor të tij, një goditje dhe refuzim për një President i cili i kishte fituar të treja këto shtete katër vite më parë.
Biden fitoi më shumë vota se çdo kandidat për president në historinë amerikane, duke thyer rekordin e Barack Obamës. Ndërsa totali i fletëve të votimit të postës filluan të numërohen të mërkurën dhe të enjten, ekipi i tij filloi të inkurajohej akoma dhe më shumë. Kur Biden doli në avantazh në Pensilvani, personeli i stafit festoi me një festë dixhitale në Zoom, duke pirë shampanjë ose kafe ose çfarëdo që njerëzit kishin në shtëpitë e tyre.
Gjatë zgjedhjes plot debat brenda Demokratëve dhe zgjedhjeve të përgjithshme gjatë pandemisë, Biden i qëndroi të njëjtit mesazh që ai kishte që kur ai shpalli fushatën e tij në 2019: një premtim për të qeverisur me ndjeshmëri, për të dhënë përvojën e tij në një kohë krize, për të restauruar shpirtin e kombit. ”
Vetëm mesazhet nuk i fitojnë zgjedhjet. Fushatat po, dhe fushata e Biden u kthye në fushatën më të sofistikuar në historinë politike amerikane. Ajo që dukej si një pengesë u bë një mundësi e re. Fushata e tij u zhvillua e gjitha në internet, duke përdorur statuse, telefonata dhe lidhje live në Facebook.
Biden filloi fushatën e tij me një video që e quajti luftën kundër Trump "një betejë për shpirtin e këtij kombi". Ai i përshkroi katër vitet e Trump si një devijim nga kjo rrugë. "Por nëse i japim Donald Trump tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe thelbësisht karakterin e këtij kombi, atë çfarë jemi ne," tha ai. "Dhe unë nuk mund të qëndroj ta shikoj atë që ndodh pa bërë asgjë"
Kjo ishte historia që Joe Biden tregoi për Amerikën, një histori që ndryshoi në 18 muajt pasues. Në tregimin e tij, vendi ynë përcaktohet nga prudenca e tij dhe mirësia - ne loje ishte më shumë sesa politika ose ideologjia ose ekonomia. Amerika ishte një komb i njerëzve të nderuar që kishin bërë gabim duke zgjedhur Presidentin e gabuar. Trump i dha jete një vizioni brutal të madhështisë amerikane; Biden kërkoi një kthim në mirësinë amerikane.
Ai mori një vendim kyç: të qendronte në qendër ndërsa rivalët e tij ishin në të majtën esktreme. Ndërsa argumentohej rreth detajeve të Medicare, Biden mbrojti Aktin e Kujdesit të Obamës. Ndërsa ata mbanin fjalime të ndezura rreth "revolucionit" dhe "ndryshimit të madh strukturor", ai qëndroi në korsinë e tij, duke i qetësuar Amerikanët se ai mund t'i kthente ata në një të kaluar më të qetë, më pak përçarëse
Në fillim, askush nuk dukej se po dëgjonte. Biden u radhit pas Buttigieg dhe Sanders në mbledhjen e fondeve per nga entuziazmi. Ai doli i katërti në Iowa dhe i pesti në New Hampshire. Ai u duk shumë i moshuar, shumë i bardhë, shumë centrist, "Kritika e vazhdueshme ishte, 'Oh, Biden nuk është zgjuar akoma, ai nuk ka mjaftushem ndjekës në Twitter, ai nuk është mjaft i shkathët,"
Deri në shtator, fushata e tij dixhitale ishte ne kulmin e vet: Biden dhe Demokratët mblodhen 364.5 milion dollarë në gusht, një rekord që ata e thyen muajin pasardhës me 383 milion dollarë në shtator.
Në botën e vështirë të politikës, pandemia ishte në një farë mënyre një përfitim i vërtetë për Biden. Ai e bëri garën një referendum mbi Trump, i cili i quajti protestuesit "banditë", dhe premtoi se "kur fillon plaçkitja, fillojne të shtënat". Biden ngushëlloi familjen e George Floyd, vizitoi protestuesit ne Wilmington, Del dhe mori pjesë në një takim të komunitetit në një kishë lokale.
Në vjeshtë, Biden kishte arritur hapin e parë: i njëjti mesazh klasik, i dhënë nga një fushatë moderne, efikase. Drejtimi i një operacioni dixhital e lejoi ekipin e Biden të ruante nga gafat një kandidat të prirur për gafe. Kur Biden zgjodhi Senatoren Kamala Harris si kandidate per zv president, zgjedhja u transmetua tek mbështetësit përmes mesazhit në vend që të dilte ne shtyp. 26 milion dollarë në 24 orë, një rekord i paparë për mbledhjen e fondeve. Organizatorët dixhitalë rekrutuan më shumë se 200,000 vullnetarë për të dërguar qindra miliona mesazhe me tekst dhe telefonata.
Në fund, plani funksionoi. Fushata fitoi shtetet për të cilat kishin nevojë dhe humbi shtetet per te cilat nuk kishin, dhe mbajti Amerikën të qetë përmes njëtë fushatës të gjatë dhe torturuese. Doli që Biden kishte pasur të drejtë. Amerika nuk donte një revolucion; thjesht donte të shërohej nga katër vjet kaos dhe percarje. Dhe kështu, i armatosur me një fushatë të qëndrueshme në kohë të paqëndrueshme dhe një mesazh ngushëllues në një moment shqetësues, Joe Biden përfundoi marshimin e tij të ngadaltë dhe të qëndrueshëm drejt fitores, pikërisht ashtu siç tha ai.
©Lapsi.al
Burimi: time.com