Flash

Procesi i Hagës. Thaçi futet në sallë me pranga: "Jam i pafajshëm"

Lapsi.al 9 November 2020
Procesi i Hagës. Thaçi futet në sallë me pranga: "Jam

Krerët e UÇK-së kanë nisur sot paradite daljen e tyre para gjykatës speciale në Hagë. I pari ka qenë ish zëdhënësi çlirimtarëve Jakup Krasniqi dhe në ora 15 00 para gjykatës ka dalë edhe ish presidenti Thaçi. Që të dy deklaruan që në fillim se ndihen të pafajshëm ndaj akuzave për vrasje, torturim dhe pengmarrje. 

Në ditët në vijim te Gjykata Speciale krimeve të luftës së Kosovës në Hagë do të paraqitet edhe Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi përkatësisht në 10 (në orën 15:00) dhe 11 Nëntor  (në orën 11:00).

“I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, ka deklaruar Thaçi. Rolin më të madh në mbrojtjen e tij e ka mbajtur avokati i ish persidentit David Hooper. “Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate" ka theksuar ai. Ndërkohë që Thaçi është pëergjigjur shkurt vetëm për pyetjet e domosdoshme duke thënë se avokati i parashtroi më së miri pretendimet e veta, ky i fundit theksoi se informacioni për mbajtjen në arrest të ish presidentit ishte i paplotë, se sjellja e tij në sallë me pranga ishte një turpi dhe se salla  gjykatës nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se ai qe një institucion kosovar, i miratuar nga parlamenti i këtij vendi.

I pari që doli sot para trupës gjykuese qe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ai është parë i emocionuar në fjalët e tij të para duke hedhur poshtë fajësinë. Ai ka adresuar kritika të ashpra për këtë gjykatë dhe në jo pak momente emocionuese gjatë deklarimit i është dridhur zëri dhe është përlotur. “Unë dhe populli im kemi mbajtë shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi”, tha Krasniqi, duke e ndërprerë fjalinë në gjysmë pas emocioneve. “S’do të ndihesha mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, theksoi Krasniqi duke hedhur poshtë akuzën e një grupi kriminal.

“Nuk ka më fyese se cilësimi i prokurorit se ne jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët. Ne për një kohë të gjatë, në rrethana të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtetndërtimit, që i arritëm me SHBA, BE, NATO, OKB e bashkë ishim e jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare e shtetformuese. Ndërmarrje e përbashkët kriminale ishte edhe është ajo që u vu në zbatim në Beograd. Besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjeç e jeton në vendet e demokracive perëndimore, me vlerat e kësaj bote, që veçohet me vlerat e të drejtat e liritë e njeriut" tha ai duke e vënë një një plan luftën e UÇK-së me atë të NATO-s SHBA e BE. "Për mua është bërë një padrejtësi e madhe, dhe do ta mbaj edhe këtë padrejtësi. Atë që s’e mban guri e mban njeriu".

Aktakuza kundër katër krerëve të luftës u konfirmua në fund të tetorit. Ata u arrestuan nga Zyra e Prokurorit Specialist (SPO) më 5 nëntor 2020 dhe u transferuan në mjediset e paraburgimit të KSC në Hagë në të njëjtën ditë. Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë mbajtur pozicione të larta politike në vitet pas luftës me Serbinë. Thaçi dha dorëheqjen si President i Kosovës para se të arrestohej dhe transferohej në Hagë; Veseli ishte Kryetar i Parlamentit dhe kryetar i partisë PDK; Krasniqi ishte gjithashtu Kryetar i Parlamentit; ndërsa Selimi ishte shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe politike, Vetëvendosje. Prokuroria i akuzon ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga marsi 1998 deri në shtator 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Parlamenti i Kosovës themeloi gjykatën e krimeve të luftës me seli në Hagë në gusht 2015. Ajo erdhi pas rritjes së presionit ndërkombëtar pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011 nga Senatori Zviceran Dick Marty, i cili pretendoi se anëtarët e UÇK-së kishin kryer krime kundër pakicave etnike dhe politike rivalët gjatë luftës kundër Serbisë.

Në ditët në vijim te Gjykata Speciale krimeve të luftës së Kosovës në Hagë do të paraqitet edhe Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi përkatësisht në 10 (në orën 15:00) dhe 11 Nëntor  (në orën 11:00).

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI