Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Çdo të ndodhë me fëmijët e Donald Trump pas fitores së Joe Biden

Lapsi.al 9 November 2020
Çdo të ndodhë me fëmijët e Donald Trump pas fitores

Presidenca e Trump ka qenë një çështje familjare dhe tani që ylli i Donald Trump ra, fëmijëve të tij gjithashtu u duket e ardhmja e pasigurt.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, janë punonjës të Shtëpisë së Bardhë, këshilltarë të vjetër të presidentit dhe rrjedhimisht, në janar, do të kërkojnë punë të re. Kur Trump mori detyrën si President, ai vendosi djemtë e tij të rritur, Donald Jr dhe Eric, në drejtim të Organizatës ‘Trump’. Nëse Donald Trump do të vendosë të rifillojë kontrollin e biznesit, djemtë do e humbasin paksa rolin e tyre.

Nuk është përtej sferave të mundësisë që dalja e Trump-it nga Shtëpia e Bardhë të çojë në fillimin e një dinastie të re politike ‘Trump’. Fëmijët e tij kanë qenë të gjithë besnikë gjatë gjithë kohës dhe mund të përpiqeshin të merrnin mantelin, duke kandiduar për nominimin republikan në 2024-ën.

Donald Trump Jr

Gjatë katër viteve të fundit dhe veçanërisht pas zgjedhjeve, është Trump Jr ai që është shfaqur si pasardhësi politik më i mundshëm i babait të tij. 42-vjeçari, më konservatori i fëmijëve, ka përqafuar dhe amplifikuar stilin ‘zjarr dhe flakë’ të Presidentit, duke bërë thirrje për "luftë totale" dhe një "luftë deri në vdekje" gjatë zgjedhjeve.

Kandidatët politikë, zakonisht botojnë libra përpara kandidimit. Trump Jr ka botuar dy kohët e fundit - "Triggered" dhe "Liberal Privilege" - duke sulmuar demokratët, korrektësinë politike dhe duke portretizuar Joe Biden një "përbindësh moçali".

Ivanka Trump

Kur nisën punën në administratën e babait të saj, Ivanka dhe Kushner, të dy 39-vjeçarë, ‘çrrënjosën’ jetën, bashkë me tre fëmijët e tyre, duke u zhvendosur nga New York në Uashington, ku ata morën me qira një shtëpi prej 5 milionë dollarësh nga Barak dhe Michelle Obama.

Indikacionet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë janë se ata mund të kthehen në jetën e tyre të mëparshme në Manhattan, ku Ivanka 'do të ringjallë’ markën e saj të stilit të jetesës, e cila do të zmadhohet tashmë nga fama globale. Ndërsa Jared Kushner do të angazhohet përsëri në biznesin e pronave.

Eric Trump

Djali i mesëm i Trump, 36 vjeç, duket se do të vazhdojë rolin e tij në zhvillimin e hoteleve, fushave të golfit dhe ndërtesa apartamentesh. Gruaja e tij, Lara, u përfshi shumë në fushatën për vjehrrin e saj dhe ka pasur spekulime se ajo mund të kandidojë për në zyrë.

Tiffany Trump

Vajza e presidentit Tiffany Trump, 27 vjeç, u diplomua në kolegj juridik në maj, por nuk ka dhënë një tregues të planeve të saj të ardhshme. Destinacioni i ardhshëm, së bashku me zonjën e parë Melania Trump dhe djalin e tyre Barron, 14 vjeç, është i paqartë, por pritet të jetë Florida ose New York.

Të këshilluara

Gashi humbet një pjestar të familjes

Gashi ka humbur orët e fundit një nga njerëzit më të shtrenjtë të familjes dhe lajmin e trishtë e ka dhënë vetë reperi. Ai ka ndarë në rrjete sociale disa foto ...

10:47

Gigi Hadid publikon foton e parë me vajzën

Me rastin e Halloween-it, Gigi Hadid dhe Zayn Malik, ndan foton e parë me të voglën e tyre në rrjete sociale. Ata postuan një imazh, në të cilin këngëtari shfaq...

09:42

Adele, rikthim në Londër për albumin e ri

Adele gjatë javës së kaluar ka qenë duke qëndruar në SHBA. Gjatë qëndrimit atje, artistja pati rastin të ketë disa paraqitje televizive, ku shpalosi të pathë...

17:29

Ndërron jetë reperi King Von

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi King Von ka ndërruar jetë, pas një përplasje me armë, në një klub në Atlanta. Sipas tyre ngjarja ka ndodhur...

12:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI