Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Bora Zemani flet për herë të parë për lidhjen me Donaldin

Lapsi.al 9 November 2020
Bora Zemani flet për herë të parë për lidhjen me

Bora Zemani ishte e ftuar speciale mbrëmjen e djeshme në spektaklin e ri të vëllezërve Veshaj dhe nuk la gjë pa treguar. E ulur përballë partnerit të saj, Donald Veshaj, në sfiën “Ndaj ose Haje”, moderatorja dhe aktori i humorit treguan detaje të shumta rreth lidhjes së tyre 2-vjeçare, për të cilën deri sot janë treguar të rezervuar në maksimum.

Bora tregoi se çfarë ka menduar për Donaldin kur e ka parë për herë të parë, pavarësisht se në fillim insistoi.

“Kur të kam parë për herë të parë e dija atë kohë që Jonida Maliqi ishte e lidhur me njërin nga binjakët dhe mendova me vete ishalla nuk është ky ai që është lidhur Jonida”, tregoi Bora.

Më pas u pyet nga Donaldi se cila është zënka e tyre e fundit dhe ajo nuk ngurroi të përgjigjej.

“Ne kishim një përvjetor bashkë dhe supozohet që çiftet mendojnë për njëri-tjetrin, t’i bëjnë dhurata njëri-tjetrit. Kishim 2 vite bashkë. Dhe u zumë, sepse unë nuk kisha bërë dhuratë atë ditë dhe ti e kishe bërë dhuratën tënde. Dhurata ime erdhi një ditë më mbrapa”, rrëfeu Zemani.

Ndërkohë Donaldi tregoi se nuk dëshironte ta ftonte partneren e tij në emision, por u detyrua ta bënte këtë gjë, sepse nuk i kishte ardhur i ftuari që kishte planifikuar..

Në fillim të emisionit Bora foli edhe për largimin e saj nga “Treshat”. Ajo tha se ata e kishin menduar prej kohësh mbylljen e emsionit, sepse e kishin vënë re që nuk kishte më vazhdimësi dhe duke qenë se dy vëllezërit nuk mund të bënin pa njëri-tjetrin ishte detyruar Bora të largohej prej tyre.

Të këshilluara

Gigi Hadid publikon foton e parë me vajzën

Me rastin e Halloween-it, Gigi Hadid dhe Zayn Malik, ndan foton e parë me të voglën e tyre në rrjete sociale. Ata postuan një imazh, në të cilin këngëtari shfaq...

09:42

Adele, rikthim në Londër për albumin e ri

Adele gjatë javës së kaluar ka qenë duke qëndruar në SHBA. Gjatë qëndrimit atje, artistja pati rastin të ketë disa paraqitje televizive, ku shpalosi të pathë...

17:29

Ndërron jetë reperi King Von

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi King Von ka ndërruar jetë, pas një përplasje me armë, në një klub në Atlanta. Sipas tyre ngjarja ka ndodhur...

12:45

Beyonce, së shpejti me një koncert virtual

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Beyonce do të mbajë një koncert virtual. Një burim i afërt është shprehur se këngëtarja dëshiron që të zhvillojë n...

10:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI