Flash

“Liria ka emër”, por prangat janë për të gjithë njësoj

Lapsi.al 9 November 2020
“Liria ka emër”, por prangat janë për të
Në seancën parapraprake të paraqitjes së ish presidentit Thaçi në Hagë pati një detaj që kaloi pa shumë vëmendje. Avokati i tij, David Hooper, kundërshtoi para trupit gjykues mbërritjen e klientit të vet në sallë, të mbërthyer me pranga në duar. Ai e konsideroi atë si një akt të turpshëm, ndaj një njeriu që deri në dënimin e formës së prerë konsiderohet si i pafajshëm, pa harruar të përmendë se ajo gjykatë, ku po debatohej këtë të hënë ia dedikonte ekzistencën e saj, votës dhe vullnetit politik të Hashim Thaçit. Lexo me tej:

Procesi i Hagës. Thaçi futet në sallë me pranga: “Jam i pafajshëm”

Përgjigjet që mori nga kreu i trupit gjykues dhe më pas nga një nënpunëse e administratës ishin të akullta deri në cinizëm: “Këtu të gjithë të burgosurit trajtohen njësoj”. Kjo sekuencë, në dukje rutinë, flet shumë jo vetëm për ndryshimin e statustit të ish presidentit të Kosovës dhe të gjithë ish komandantëve që do të gjykohen së bashku me të, por mbi të gjitha për mënyrën e ndryshme se si duhet të mbrohen ata. Po të shihje sot, dy seancat për Jakup Krasniqin dhe më pas, atë për Hashim Thaçin, ato ndryshonin kryekëput nga histeria kolektive e pa dobishme që ka plasur anekënd, nga Tirana në Prishtinë. Aty debati zhvillohej mbi argumenta dhe kundër argumenta, mbi këndvështrime ligjiore për rezikshmërinë që kanë sot të akuzuarit, mbi provat apo mungesën e tyre për ti mbajtur ata në burg. Edhe Hooper, avokati i ish presidentit që demostroi që në ditë e parë se di ta mbrojë mjeshtërisht klientin, ishte në ndërhyrjet e tij tejet sintetik. Ndonëse shfrytëzoi me stil dy thënie të Bob Dollit dhe Joe Biden, argumentat e tij qenë teknikë dhe të zhveshur nga patetizmi që na ka shudhuar veshët këto ditë. Po ta krahasosh këtë pamje, me loghorenë që kanë shpenzuar politikanë dhe personzhe të njohur këto ditë, me shfaqet folklorike që kanë dhuruar debatet televizive të mbrëmjes, nuk e ke të vështrirë të kuptosh se ç’tagji për gomerë i serviret si ushqim informatv publikut shqiptar. Daljet nëpër studio me T- shirt të stampuara: “Liria ka emër”, thirjet patetike për mospërbaltjen e luftës së UÇK-së, ruajtja me fanatizëm e mtit të pacënuar të çlirimtarëve, nuk kanë të bëjnë aspak me atë që po ndodh. Ato i fryjnë kot së koti flamujve nacionalistë të hymnizimit së politikanëve të deri djeshëm, por aspak mbrojtjes të të akuzuarve penalë të sotëm. As batareja e pretendimeve se gjithçka e ka stisur Serbia dhe Rusia, as konspiracioni se kjo po ndodh në kohën kur perëndimin po e bren ndërgjegjja për bombardimet ndaj Beogradit, as shfryrjet kundër Dik Martit, nuk kanë ndonjë vlerë. Nëse do të binim në këtë kurth, atëherë duhet të besonim skenarin paranojak se ata që e bënë Kosovën, ata që i dhanë lirinë dhe shtetësinë, sot qenkan mpleksur bashkë me kundërshtarët e dikurshëm për të përdhosur epopenë e çlirimtarëve, për të njollosur figurat e luftës dhe për të kthyer mbrapsht historinë e këtyre dy dekadave. E vërteta nuk është kështu. Ajo qëndron në faktin se, në vitin e fundit të lufës dhe në muajt e parë pas saj, janë kryer krime. Krime ndaj shqiptarëve, krime ndaj pakicave me ngjyrë dhe krime ndaj serbëve. Për shumicën nuk ka autor. Shteti i ri dështoi në zbardhjen e tyre dhe pikërisht për këtë u ngrit Gjykata Speciale.

AKT-AKUZA/ Shkopa bejsbolli, leva, djegie… torturat ndaj serbëve dhe anëtarëve të LDK

Tani pyetja është: A janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi apo Rexhep Selimi fajtorë të drejtëpërdrejtë për to? A mund të shigjetohen ata për akuza konkrete apo thjeshtë si pjesë e zinxhirit komandues të çlirimtarëve? A kanë urdhëruar ata vrasje dhe tortura, apo duhet të mbajnë edhe kostot e dëmeve kolaterale që çdo luftë i ka të pa shmangshme? Ky është në fakt debati real, faktet për të cilin do ti shohim nëse qëndrojnë apo jo, dorë pas dore me zhvillimin e proceseve në Hagë. Por, ky është një diskutim që mund të zhvillohet vetëm me prova, dhëshmi dhe argumente. Pak a shumë si prologu i tij, sot në seancën e parë ndaj Hashim Thaçit. Gjithçka tjetër, përbetimet nacionaliste, historitë e denja për rapsodë, britmat për lavdinë e luftës, apo qoftë dhe ankthi i përbaltjes së UÇK, madje shumë më tepër, frika e njollosjes së krejt kombit, janë krejt pa vlerë për të ndaluar atë që ka nisur. Ato mund të shërbejnë për të ruajtur mitin e komandantve në zemrat e tifozëve të tyre partiakë, por aspak për ti shpëtuar ata nga drejtësia e Hagë. Sepse pak rëndësi ka sesa i kanë dhënë ata lirisë nga emri i tyre, kryesore është të arrijnë të heqin prangat e të burgosurtit nga duart. Për Thaçin dhe shokët e tij e rëndësishme nuk është lavdia, por pafajsia. Pasi, nëse ndodh kështu nuk do të lehtësonin vetëm veten, por edhe ata që hiqen sikur i shqetëson, nëpërkëmbja e lavdisë së UÇK-së. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ilir Meta nuk duhet lënë vetëm

Atë që nuk e merr me të mirë Edi Rama, përpiqet ta marrë me forcë. Kur nuk ia del as me të dytën, ndërton një mekanizëm propagande për ta përqeshur e tallur të ...

14:53

Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit auto...

16:20

Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë

Këmbëngulja për të votuar ndryshimet përfundimtare në kodin zgjedhor, pa përfillur paralajmërimet më të forta që Brukseli i ka bërë deri më tani qeverisë social...

16:25

Përse më tremb linçimi ndaj Jozefinës  

Në të gjitha mediat pranë opozitës qarkulloi në mënyrë uniforme një intervistë e shkuar e Jozefina Topallit, në kohën kur ishte kryetare e kuvendit dhe nr. dy i...

09:55

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI