Flash

Si do të zhvillohet edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës këtë vit

Lapsi.al 7 November 2020
Si do të zhvillohet edicioni i 59-të i Festivalit të

Këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e Jonida Vokshit dhe Bledi Salajt.

Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e festivalit, duke u publikuar më pas në Instastory edhe nga Jonida.

26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.

Mes artistëve të rinj bien në sy edhe ata të njohur si Anxhela Peristeri, Era Rusi, Orgesa Zaimi, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu etj. Artisti fitues pritet të përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në festivalin europian, “Eurovision”, i cili këtë vit nuk u organizua për shkak të pandemisë.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, për shkak të situatës së pandemisë “Festivali i Këngës” do të zhvillohet në ambient të hapur.

Vendi i zgjedhur është sheshi përballë stadiumit “Air Albania”, i njohur si sheshi tek “ish-Kolonat”.

Ende nuk dihet  nëse do të ketë orkestër apo jo, gjë që mund të ndikojë edhe në performancën “live” të artistëve.

Të këshilluara

Publikohet klipi i Dua Lipës dhe Angele

Dua Lipa ka bashkuar forcat me artisten nga Belgjika, Angèle, për këngën e re “Fever”. Dua publikoi ​​albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në fillim të këti...

17:46

Fansat sërish sulmojnë Majk

Mbrëmjen e djeshme, reperi Majk u kthye në kryefjalën e rrjetit për shkak të romancës së tij të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020. Gjithçka nisi p...

17:03

Ardian Bujupi sërish me një projekt të ri

Nga “çdo muaj një këngë e re” motoja e Ardianit tashmë duket se është bërë “çdo javë një këngë e re” dhe lançimi i tyre bëhet në mënyrën më të papritur të munds...

15:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI