Flash

Majk reagon pas “sulmit” të fansave

Lapsi.al 7 November 2020
Majk reagon pas “sulmit” të fansave

Dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se reperi i njohur Majk dhe bukuroshja nga Kosova, Blerta Veseli, kishin nisur një romancë.

Gjithçka nisi pasi fansat vunë re postimet e njëjta në rrjete sociale, ku dallohej qartë se Blerta dhe Majk po darkonin së bashku. Jo vetëm kaq, por reperi publikoi gjithashtu një foto të tijën në InstaStory-n e Blertës, ndaj fansat nisën të dyshojnë se diçka po zihet.

Disa fansa e kanë “ngacmuar” reperin lidhur me foton që u përhap me shpejtësi në rrjet, mirëpo përgjigjia e tij nuk i pëlqeu.

Ndaj, të revoltuar ata kanë nisur të ‘hedhin baltë’ mbi emrin e reperit duke treguar edhe “prapaskena” të bisedave të tyre private.

Për “Iconstyle.al”, Majk ka reaguar për herë të parë duke treguar se në fakt bisedat s’janë të vërteta por të modifikuara dhe personat që kanë bërë deklarata të tilla s’janë fansat e tij.

Për më tepër, ai dërgoi disa foto ku dukej qartë mbështetja e fansave të tij të vërtetë:

Përsa i përket raportit të tij me Miss Universe Kosovën, Blerta Veselin, reperi sqaroi për “Iconstyle.al” se ata nuk janë në një lidhje dhe asgjë që ka qarkulluar në rrjet këto dy ditë lidhur me një romancë të mundshme, nuk ka qenë e vërtetë.

Mes Majk dhe Blertës nuk ka asgjë dhe duket se fotoja e reperit e publikuar në llogarinë e Blertës ka qenë thjesht një shaka, e cila bëri bujë të madhe këto ditë.

Të këshilluara

Nuk ndalen bashkëpunimet e Fifit

Fifi është padyshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjedhë zemrat e publikut, sidomos me baladat e s...

14:07

Publikohet klipi i Dua Lipës dhe Angele

Dua Lipa ka bashkuar forcat me artisten nga Belgjika, Angèle, për këngën e re “Fever”. Dua publikoi ​​albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në fillim të këti...

17:46

Fansat sërish sulmojnë Majk

Mbrëmjen e djeshme, reperi Majk u kthye në kryefjalën e rrjetit për shkak të romancës së tij të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020. Gjithçka nisi p...

17:03

Ardian Bujupi sërish me një projekt të ri

Nga “çdo muaj një këngë e re” motoja e Ardianit tashmë duket se është bërë “çdo javë një këngë e re” dhe lançimi i tyre bëhet në mënyrën më të papritur të munds...

15:10

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI