Flash

Publikohet klipi i Dua Lipës dhe Angele

Lapsi.al 6 November 2020
Publikohet klipi i Dua Lipës dhe Angele

Dua Lipa ka bashkuar forcat me artisten nga Belgjika, Angèle, për këngën e re “Fever”. Dua publikoi ​​albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në fillim të këtij viti.Teksa javën e kaluar kënga erdhi në versionin ‘lyrics’, ditën e sotme është publikuar edhe videoklipi i saj.Dy vajzat plotësojnë mjaft mirë njëra-tjetrën, teksa vargjet dhe zërat e artisteve ndërthuren midis rreshtave mbi një ritëm joshës, me timbrat e tyre të veçantë që plotësojnë me mjeshtëri tekstin romantik.

“Unë kam temperaturë / Kështu mund të më kontrollosh? Ma vendos dorën në ballë / Më puth në qaf / Kur ti më prek, zemër, unë bëhem e kuqe”-thuhet në refren.

Ky është debutimi i parë zyrtar i Angèle për audiencat anglishtfolëse, megjithëse ajo është një yll për botën frëngjishtfolëse.

Pas publikimit të Future Nostalgia, Lipa bashkoi forcat me Blessed Madonna për të krijuar një album unik remix të quajtur Club Future Nostalgia.

Ai përmban remix të reja të këngëve të Future Nostalgia të bëra nga DJ dhe prodhuesit më në zë, duke përfshirë Mark Ronson, Horse Meat Disco, Mr. Fingers etj. Strukturuar si një miks i gjatë DJ, LP paraqiti shembuj të këngëve nga Stevie Nicks, Neneh Cherry dhe Jamiroquai, ndër të tjera.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

Ndërkohë, më 26 nëntor Dua do të mbajë një koncert virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj.

Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”. Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë. Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

Jam shumë e emocionuar se nuk pata mundësinë të zhvilloja turin e planifikuar këtë vit. Dhe është paksa e veçantë, si një opsion për këto kohë. Më duket më shumë si një emision televiziv i imi.- ka thënë ajo dje në emisionin e Jimmy Fallon.

Të këshilluara

Fansat sërish sulmojnë Majk

Mbrëmjen e djeshme, reperi Majk u kthye në kryefjalën e rrjetit për shkak të romancës së tij të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020. Gjithçka nisi p...

17:03

Ardian Bujupi sërish me një projekt të ri

Nga “çdo muaj një këngë e re” motoja e Ardianit tashmë duket se është bërë “çdo javë një këngë e re” dhe lançimi i tyre bëhet në mënyrën më të papritur të munds...

15:10

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI