Flash

Fansat sërish sulmojnë Majk

Lapsi.al 6 November 2020
Fansat sërish sulmojnë Majk

Mbrëmjen e djeshme, reperi Majk u kthye në kryefjalën e rrjetit për shkak të romancës së tij të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020. Gjithçka nisi pas postimeve të njëjta në Instagram, pasi çifti po darkonte në të njëjtin vend dhe si të mos mjaftonte kjo, Majk publikoi një foto të tijën në Instagram-in e Blertës.Fotoja u fshi pak më vonë, por gjithçka mbeti në Internet.

Dikush i ka dërguar Majkut foton e tij të publikuar në InstaStory-n e Blertës, mirëpo përgjigja e reperit s’i ka pëlqyer aspak fansit. Majk e ka kërcënuar këtë të fundit se do t’i fusë bllok nëse flet edhe njëherë për jetën e tij private, që në fakt vetë preferoi ta ekspozojë edhe kësaj here në media.

I revoltuar nga ky mesazh, fansi i reperit ka shkruar se nuk e ka pritur aspak mirë këtë përgjigje nga ‘idhulli’ i tij.

Sjellja e Majk me fansat duket se ka revoltuar shumë këta të fundit të cilët kanë filluar t’i nxjerrin të palarat.Ata kanë zbuluar një gjest shumë të ulët të reperit, karshi ish-të dashurës Melita Nushi me të cilën përjetoi një romancë dy vite më parë.Fansat kanë zbuluar se pas ndarjes Majk u ka dërguar atyre një foto të Melitës, në të cilën sipas tij ajo nuk kishte dalë në formën më të mirë të mundshme, duke u kërkuar atyre që ta shpërndajnë.

Por prisni se ka akoma.Fansat e revoltuar kanë treguar gjithashtu çfarë u ka shkruar më herët reperi dhe “nderet” që i ka kërkuar.

“Po m’kujtohet kur na çoje foto me Roanin e na thoje postoni edhe thoni që s’më len me e pa, vetëm 1 herë në 2 muaj.”

Gjithashtu, në një tjetër postim fansi i Majk shkruan:

“Portalet i bën bllok se ky i njohur për blloka. Neve na thonte shikoni çka kanë shkru për mu edhe boni report.”

Të këshilluara

Ardian Bujupi sërish me një projekt të ri

Nga “çdo muaj një këngë e re” motoja e Ardianit tashmë duket se është bërë “çdo javë një këngë e re” dhe lançimi i tyre bëhet në mënyrën më të papritur të munds...

15:10

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI