Flash

Ardian Bujupi sërish me një projekt të ri

Lapsi.al 6 November 2020
Ardian Bujupi sërish me një projekt të ri

Nga “çdo muaj një këngë e re” motoja e Ardianit tashmë duket se është bërë “çdo javë një këngë e re” dhe lançimi i tyre bëhet në mënyrën më të papritur të mundshme.Për shembull për këngën e fundit që publikoi mbrëmjen e djeshme ai na njoftoi vetëm ditën e mërkurë. Në fakt bëhet fjalë për një bashkëpunim me artistin austriak Nazar, teksa kënga quhet “Marilyn Monroe”.

Kënga tashmë ndodhet në të gjitha platformat online, teksa Ardiani po thyen zemra me refrenin e këngës.Javën që lamë pas Ardiani solli super bashkëpunimin me Gent që po djeg rrjetin.  “Jepi” quhet kënga dhe është tashmë në të gjitha platformat online.Ajo flet për jetën e shfrenuar, mes makinash luksoze, armëve e lëndëve narkotike si “bad boys” dhe është në gjuhën shqipe e atë gjermane.

Ndërkohë, Ardiani ka gati dhe një këngë tjetër të quajtur “Rebela”. Ai ka ndarë një pjesë të saj në rrjetet sociale, por pa dhënë detaje.

Sakaq, ai pritet të sjellë dhe një bashkëpunim me Finem.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI