Flash

WhatsApp drejt rrugës së Snapchat, versioni i ri do t'i bëjë bisedat të përkohëshme

Lapsi.al 5 November 2020
WhatsApp drejt rrugës së Snapchat, versioni i ri do t'i

WhatsApp po paraqet një opsion të ri për “zhdukjen e mesazheve”.

Karakteristika e re do të lejojë përdoruesit e aplikacionit të mundësojnë zhdukjen e mesazheve në bisedat e tyre, duke iu dhënë mundësinë të fshijnë automakitisht mesazhet pas shtatë ditësh.

Çdokush mund ta aktivizojë opsionin në bisedat e tij dhe nëse bëhet fjalë për një “grup WhatsApp-i”, atëherë mundësinë e fshirjes së mesazheve mund ta aktivizojnë vetëm “administratorët” e grupit.

“Ne po fillojmë me 7 ditë, sepse mendojmë se ofron qetësi shpirtërore të dish që bisedat nuk janë të përhershme, ndërkohë që njëkohësisht jemi edhe praktikë, pasi ti nuk harron se çfarë ke shkruar, ose për çfarë po bisedonit”, u shpreh një zëdhënës i WhatsApp.

“Lista e blerjeve ose adresa e një dyqani do të jenë aty për disa ditë, aq sa ju do të keni nevojë dhe më pas do të zhduken.”

Mesazhet që zhduken gjithashtu do të fshijnë fotot dhe videot pas shtatë ditësh.

Sapo të shfaqet plotësisht opsioni i ri, ai do të jetë i disponueshëm gjithnjë, në seksionin e kontaktit të secilit numër që ju keni në WhatsApp.

Kjo karakteristikë e re do nuk do të funksionojë për mesazhet e vjetra, para se opsioni të dilte. WhatsApp thotë se do të fillojë ta përhapë opsionin e “disappearing messages” për të gjithë përdoruesit, këtë muaj.

Të këshilluara

"Baby Shark" kënga më e klikuar në Youtube

Baby Shark, kënga ultra-tërheqëse për fëmijë e regjistruar nga kompania e Koresë së Jugut 'Pinkfong', është bërë videoja më e klikuar në YouTube. Me 7,5 mil...

10:15

Konferenca Rajonale e ONE Telecommunications

ONE Telecommunications zhvilloi me sukses konferencën Rajonale me Partnerët më 13, 14 dhe 15 Tetor në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Pjesëmarrja ishte maksimale, në...

10:26

Nisin xhirimet e serialit 'Lucifer'

Seriali Lucifier” ka filluar zyrtarisht xhirimet për sezonin e gjashtë. Lajmin e bëri të ditur  Joe Henderson, të martën.Përmes një njoftimi në Twitter,  Joe...

15:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI