Flash

Si do të konceptohet bukuria në vitin 2050

Lapsi.al 5 November 2020
Si do të konceptohet bukuria në vitin 2050

Përkufizimi i së bukurës ndryshon gjatë gjithë kohës. Interneti, teknologjia dhe mediat sociale e kanë bërë botën të sheshtë. Tendencat e modës mund të arrihen kudo dhe kurdo, me stile nga e gjithë bota, që bashkëjetojnë dhe ndikojnë tek njëra-tjetra.

Chen Man, si një artist vizual, i rritur në  Kinë, në një artikull për CNN, ka ndarë perceptimet e tij se si do të konceptohet bukuria në vitin 2050. Ai beson se përsëritja është sëmundje dhe nuk do të përforcojë stereotipe në artin e tij. Në fotografitë që viziualizon ai përdor konceptin teknologjik, pasi mendon se është e ardhmja e artit pamor.

"Teknologjia mund t'i ndihmojë artistët të paraqesin gjërat në mënyra të reja dhe më të mira, pse mos ta përqafojmë atë? Nuk ka nevojë që artistët të jetojnë në të kaluarën. Mbi të gjitha, ne jetojmë në një botë ku inteligjenca artificiale është aq e avancuar, saqë mund të krijojë art pa asnjë kontribut njerëzor"

Ne i japim teknologjisë gjuhë dhe aftësi për të bërë gjëra të caktuara - ashtu si bëjmë dhe me fëmijët. Më pas, kur ajo 'rritet' mjaftueshëm, do ta zhvillojë vet gjuhën dhe aftësitë e saj.

Janë krijuar mjaft shembuj të mrekullueshëm të pikturës dhe muzikës në botë, përmes teknologjisë. Shumë kritikë pyesin: a mund të konsiderohet kjo si një art i vërtetë?

Kjo marrëdhënie midis teknologjisë dhe estetikës është si ajo e shkencës dhe filozofisë - në një botë ideale, të dyja ecin krah për krah.

Sipas Chen Man, arritja e një ekuilibri kërkon që artistët t'i zotërojnë të dyja, duke kombinuar artin dhe aftësitë në proceset e teknologjisë.

"Gjuha vizuale është ajo që nuk ka nevojë për përkthim. Ne kemi lindur të paaftë për të folur, por menjëherë mund të shohim qiell blu, lule të kuqe dhe emocione njerëzore. Ajo që shohim mund të na bëjë të ndihemi të kënaqur ose të shqetësuar, të frikësuar ose të sigurt. Për këtë arsye unë besoj se e ardhmja duhet të jetë - më vizuale. Duke thënë këtë, nuk mund të parashikoj se si do të duket e ardhmja e artit pamor. Askush nga ne nuk mundet. Bota ndryshon shumë shpejt dhe mundësitë e së ardhmes do të tejkalojnë gjithçka që ne përpiqemi të parashikojmë sot. Por mund të flas për shpresat e mia. Shpresoj që njerëzit të bëhen më të mirë në komunikimin me zemrat e tyre. Shpresoj të përqendrohemi më shumë në përmbajtje, jo në format. Shpresoj që të gjithë të mësojmë nga vlerat tradicionale kineze që mbajnë jetën dhe natyrën në harmoni. Duhet të gjejmë ekuilibrin në diversitet."

Në artikull ai ka vendosur disa fotografi ku ka vizualizuar të bukurën pas 30 vitesh, sipas perceptimit të tij.revistaclass

Të këshilluara

Scott dhe Kourtney rikthehen sëbashku

Kourtnery Kardashian dhe Scott Disick takohen shpesh dhe kalojnë kohë me njëri-tjetrin, gjë që i ka bërë shpesh fansat të mendojnë se ata janë rikthyer bashkë. ...

15:21

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI