Flash

Revoltohen fansat me Majk, çpo ndodh me rreperin

Lapsi.al 5 November 2020
Revoltohen fansat me Majk, çpo ndodh me rreperin

Mbrëmjen e djeshme, reperi Majk u kthye në kryefjalën e rrjetit për shkak të romancës së tij të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020. Gjithçka nisi pas postimeve të njëjta në Instagram, pasi çifti po darkonte në të njëjtin vend dhe si të mos mjaftonte kjo, Majk publikoi një foto të tijën në Instagram-in e Blertës.

Fotoja u fshi pak më vonë, por gjithçka mbeti në Internet!

Dikush i ka dërguar Majkut foton e tij të publikuar në InstaStory-n e Blertës, mirëpo përgjigja e reperit s’i ka pëlqyer aspak fansit. Majk e ka kërcënuar këtë të fundit se do t’i fusë bllok nëse flet edhe njëherë për jetën e tij private, që në fakt vetë preferoi ta ekspozojë edhe kësaj here në media.

I revoltuar nga ky mesazh, fansi i reperit ka shkruar se nuk e ka pritur aspak mirë këtë përgjigje nga ‘idhulli’ i tij.

Sjellja e Majk me fansat duket se ka revoltuar shumë këta të fundit të cilët kanë filluar t’i nxjerrin të palarat.

Ata kanë zbuluar një gjest shumë të ulët të reperit, karshi ish-të dashurës Melita Nushi me të cilën përjetoi një romancë dy vite më parë.

Fansat kanë zbuluar se pas ndarjes Majk u ka dërguar atyre një foto të Melitës, në të cilën sipas tij ajo nuk kishte dalë në formën më të mirë të mundshme, duke u kërkuar atyre që ta shpërndajnë.

Ky veprim nga ana e tij duket shumë i pavend në dy aspekte. Së pari, tregon mugesë respekti ndaj gruas që ka patur në krahë për një periudhë të caktuar, pavarësisht motiveve që i kanë çuar drejt ndarjes.

Së dyti, është mungesë respekti dhe ndaj të gjitha vajzave që sipas Majk duhet të jenë të kuruara në çdo foto dhe nëse në ndonjërën prej tyre drita nuk ka rënë si duhet atëherë kjo quhet “fëlliqje”.

iconstyle/

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja e filmit 'Titanic'

Aktorja, Elsa Raven e njohur për rolet e saj në filmat “Back to the Future” dhe “Titanic”, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur agje...

09:45

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI