Flash

Fifi flet për detajet e lidhjes me Xhuljon dhe largimin e saj drejt Gjermanisë

Lapsi.al 5 November 2020
Fifi flet për detajet e lidhjes me Xhuljon dhe largimin e saj drejt

Fifi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Roped with Olsi”, ku ka folur rreth shumë detajeve mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Sikundër e dimë i dashuri i saj jeton në Gjermani dhe nisur nga kjo, Olsi e pyeti nëse do hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për tu zhvendosur në Kosovë ose Gjermani.

Duket e bafsishme, por ajo u përgjigje pozitivisht, duke thënë se ka jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do rikthehej.

Ndër të tjera, aktori i mirënjohur “e ka ngacmuar” edhe rreth emisionit “Shiko kush luan”, ku ajo merr pjesë prej disa sezonesh, duke e pyetur nëse do largohej për një pagë më të mirë.

Autorja e hitit “Zhurmë” tha se paratë nuk janë gjithçka, por marrëdhënia mes njerëzve dhe dashuria që gjen në vendin e punës. Pra, për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga emisioni.

Jam shumë e familjarizuar me  ekipin, stafin edhe nuk të bën parja njeri. As me pare s’mundesh me ble shoqëri, as me pare s’mundesh me ble njerëzit. Mundesh me ble rroba, por jo njerëz të mirë, që duan të jenë aty.

Ndër të tjera asaj ju bë edhe një lojë, ku i duhej të zgjidhte mes 3 personave dhe papritur në ekran u shfaqën: Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj Xhuljo, kurse pyetja ishte “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke patur një romancë?

Fifi u përgjigj kështu:

Sipas portaleve me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam patur asgjë. Por, e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok i imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time. 

Para disa ditësh “iconstyle.al” vuri re se Fifi kishte hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit dhe ai është i dashuri i saj, Xhuljo Tabaku.  Në këtë mënyrë, ajo e çoi në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur.

Fifi ishte e pranishme të shtunën e shkuar në “Shiko kush luan” dhe gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale.

Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

Ndërkohë në “after party”-un e Luana Vjollcës, këngëtarja ka zbuluar disa detaje të tjera nga lidhja e saj e shumëpërfolur. Kur u pyet nëse është single apo në lidhje, ajo u shpreh se është në një marrëdhenie të komplikuar.

Më tej Fifi tha se ajo e do më shumë partnerin e saj dhe ndoshta kjo duhet të jetë dhe arsyeja pse e cilëson lidhjen të komplikuar. Kur u vendos mes zgjedhjes së një doktori apo një bad boy (djal i keq), këngëtarja zgjodhi këtë të fundit, por ne nuk e dimë nëse i dashuri i saj i zemrës është i tillë.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja e filmit 'Titanic'

Aktorja, Elsa Raven e njohur për rolet e saj në filmat “Back to the Future” dhe “Titanic”, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur agje...

09:45

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI