Flash

Si ndikon bukuria në shëndetin mendor, nga Selena Gomez

Lapsi.al 4 November 2020
Si ndikon bukuria në shëndetin mendor, nga Selena Gomez

"Ne vazhdimisht bombardohemi me imazhe dhe postime në rrjetet sociale që i bëjnë njerëzit të ndihen sikur kanë nevojë për të arritur përsosmërinë, gjë që është e paarritshme. Unë kam qenë e hapur në lidhje me betejat e mia personale të shëndetit mendor.

Të rritesh në sytë e publikut është shumë presion. Është mjaft e vështirë për këdo jeta gjatë atyre viteve të hershme, por imagjinoni me botën pranë duke ju gjykuar dhe duke komentuar çdo aspekt të jetës dhe zgjedhjeve tuaja. Ndonjëherë mendoj se më bëri të kem një lëkurë më të trashë dhe nuk pendohem që u rrita në atë mënyrë. Por kjo nuk do të thotë që nuk kam pasur kohë të vështira. Vendosa të isha e hapur për atë që po përjetoja dhe për shkak të kësaj, kam marrë reagime nga shumë njerëz që luftojnë me shëndetin e tyre mendor. Përpiqem të përdor zërin tim për të ndihmuar në uljen e stigmës që lidhet me të folurit për shëndetin mendor dhe për të inkurajuar njerëzit të pranojnë veçantinë e tyre.

 

Nuk je vetëm

Ka kaq shumë pritshmëri joreale për gratë në shoqërinë tonë dhe një presion për të qenë dhe për të vepruar në një mënyrë të caktuar. Mediat sociale, patjetër që kanë ndikuar në idenë tonë të “përsosjes” dhe ne shpesh u drejtohemi këtyre platformave për të gjetur të vërtetën dhe komoditetin. Por në fund të fundit, kjo na bën që të gjithë të ndihemi të vetmuar.

Për këdo që po lufton me çështje të shëndetit mendor ose thjesht po kalon një kohë të vështirë, unë dua t'ju them se nuk jeni vetëm.

Unë, në fakt, jam një mbështetëse e madhe për 'detoksin' e mediave sociale. Jam akoma e lidhur me to dhe më pëlqen të shoh se çfarë po ndodh, por është e rëndësishme për mua që këtë gjë ta bëj për pak kohë. Mundohem të kujtoj vazhdimisht që të gjithë ndajnë vetëm fotot e tyre më të mira dhe nuk kam pse të ndihem keq kur ata duken më mirë se unë. Jam gjithashtu një mbështetëse e fortë e terapive psikologjike. Më ndihmuan t'u përgjigjem shumë pyetjeve dhe të kapërceja shumë pengesa. Në fillim, nuk ishte e lehtë për mua të isha e hapur me faktin se po luftoja me depresionin dhe ankthin. Ndjeva se kishte një presion për të qenë perfekte, pasi kaq shumë njerëz ma kërkonin këtë. Por pasi mora vendimin të kërkoja ndihmë dhe të isha e hapur për atë që ndieja, ishte një lehtësim kaq i madh. Unë mendoj se pranimi 'unë jam një qenie njerëzore, jo e përsosur' është i dobishëm për të gjithë njerëzit."

Selena Gomez, edhe nëpërmjet markës së saj të kozmetikës 'Rare Beauty', zhvillon sensibilizime për vetëpranim dhe shëndet mendor. Ajo shprehet se do të inkurajojë njerëzit të pranojnë bukurinë e tyre natyrale.

'Rare Beauty' ka si qëllim që të grumbullojë 100 milionë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme për t'u dhënë njerëzve në komunitete të caktuara akses në shërbimet e shëndetit mendor.

Të këshilluara

Ndërron jetë vëllai i reperit DaBaby

Vëllai i reperit DaBaby ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Lajmin e bëri të ditur vet reperi përmes rrjetit të tij social,Instagram."Vëllai im mendonte se ne ...

15:05

Zbulohet portreti i vajzës së Mc Kreshës

Në qershor të këtij viti autori i hitit “Era”, Mc Kresha, u bë baba për herë të parë, duke e quajtur vajzën e tij Iza, emër që ka kuptimin “Zoti është i përsosu...

14:04

J Balvin rrëfen betejën me depresionin

J Balvin është treguar gjithmonë shumë i sinqertë në rrjete sociale në lidhje me ngjarjet në jetën e tij. Së fundmi këngëtari latin ka treguar se ka filluar të ...

13:49

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI