Flash

Pasi dështoi në garën presidenciale, Kanye West hedh kandidaturën për pas 4-vitesh

Lapsi.al 4 November 2020
Pasi dështoi në garën presidenciale, Kanye West hedh

Kanye West ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, pasi mori pak më shumë se 57 mijë vota ditën e djeshme. Megjithatë reperi ka lënë të kuptohet se pas 4 vjetësh do të kandidojë sërish për t’u bërë President i SHBA-ve. Reperi i njohur ndryshe si Yeezy publikoi në Twitter një foto të tijën, në të cilën shfaqej përpara një harte elektorale shoqëruar me mbishkrimin: “Welp Kanye 2024”. West votoi për veten e tij në këto zgjedhje, megjithëse kjo votë quhet e pavlefshme. Kanye West publikoi në Twitter ditën e djeshme një video të tij duke plotësuar fletën e votimit në një vend në Park County, ku ai ka dhe një fermë.

” Zoti është aq i mirë. Sot unë jam duke votuar për herë të parë në jetën time, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, për dikë që me të vërtetë i besoj…mua”, u shpreh reperi gjatë votimeve.

Kanye u përfshi në votime në disa shtete, por jo në fushëbetejat kryesore si Florida, Pensilvani apo Michigan. Sipas Associated Press reperi ka marrë më shumë vota në Tennessee, 10.188. Reperi është shprehur se ai e ka marrë këtë gjë si një shenjë nga Zoti që në vitin 2015-të dhe nuk e kishte besuar më parë se mund të kandidonte ndonjëherë për President të SHBA-ve.

“Ishte diçka që Zoti më vuri në zemër që në vitin 2015. Disa ditë para ndarjes së çmimeve MTV, më erdhi një lloj ndriçimi në dush. Kur e mendova për herë të parë, thjesht fillova të qesh me vete dhe i gjithë ky gëzim erdhi në gjithë trupin tim, përmes shpirtit.”, ka thënë Kanye.

Të këshilluara

J Balvin rrëfen betejën me depresionin

J Balvin është treguar gjithmonë shumë i sinqertë në rrjete sociale në lidhje me ngjarjet në jetën e tij. Së fundmi këngëtari latin ka treguar se ka filluar të ...

13:49

Aktorja turke i jep fund martesës

Së fundmi mediat turke kanë raportuar se aktorja turke Nilay Deniz i ka dhënë fund martesës me Erçin Karabulut. Sipas mediave dyshja nuk jeton më bashkë dhe ...

11:20

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI