Flash

Nevina Shtylla hedh poshtë thashethemet për një shtatëzani

Lapsi.al 4 November 2020
Nevina Shtylla hedh poshtë thashethemet për një shtatëzani

Është bërë e udhës tashmë që fansat të aludojnë për shtatzëni të personazheve të njohur, që në disa raste kanë rezultuar të vërteta, por në disa të tjerë jo. Së fundmi Nevina Shtylla është përballur me të njëjtën gjë nga një ndjekëse që e ka pyetur hapur nëse është në pritje të ëmbël.Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto, në të cilën shfaqet veshur me një fustan të zi dhe sa herë që një fustan është i lirshëm në pjesën e poshtme gjithmonë barku duket si më i fryrë. Për këtë arsye dikush e ka pyetur Nevinën: “Oh, je shtatzënë?”.

Siç duket moderatorja nuk e ka pritur fare mirë një pyetje të tillë dhe ka vendosur të reagojë ashpër publikisht.

“E keni seriozisht domethënë?! Ka dal në modë kjo pyetja a si?”, ka shkuar Nevina duke hedhur poshtë aludimet e ndjekësve dhe duke treguar se është mërzitur paksa nga këto fjalë.

Ndërkohë e ftuar para pak kohësh në emisionin “Wake Up”, Nevina tha se nuk do të japë më asnjë informacion në lidhje me jetën e saj private dhe se është penduar për gjithçka që ka thënë më herët.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë.

Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë”, është shprehur Nevina.

Të këshilluara

Ndërron jetë vëllai i reperit DaBaby

Vëllai i reperit DaBaby ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Lajmin e bëri të ditur vet reperi përmes rrjetit të tij social,Instagram."Vëllai im mendonte se ne ...

15:05

Zbulohet portreti i vajzës së Mc Kreshës

Në qershor të këtij viti autori i hitit “Era”, Mc Kresha, u bë baba për herë të parë, duke e quajtur vajzën e tij Iza, emër që ka kuptimin “Zoti është i përsosu...

14:04

J Balvin rrëfen betejën me depresionin

J Balvin është treguar gjithmonë shumë i sinqertë në rrjete sociale në lidhje me ngjarjet në jetën e tij. Së fundmi këngëtari latin ka treguar se ka filluar të ...

13:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI