Flash

Gjithçka duhet të dini për zgjedhjet në SHBA/ Pse mbahet pezull rezultati Trump- Biden

Lapsi.al 4 November 2020
Gjithçka duhet të dini për zgjedhjet në SHBA/ Pse mbahet

Ajo që po ndodh me ecurinë e numërimit të votave në ShBA është skenari më i keq që kishin parashikuar jo vetëm demokratët, por edhe vëzhguesit e zgjedhjeve apo dashamirësit e demokracisë amerikane, sado e çalë qoftë ajo. Diku nga ora 02 20 në Uashington, 08 20 në Tiranë, Donald Trump mbajti një fjalim para mbështetësve të vet ku shpalli fitoren, paralajmëroi se demokratët "po manipulojnë duke bërë një turp ndaj vendit" dhe deklaroi se do i drejtohej gjykatës Supreme, pa preçizuar se për çfarë.

E gjitha kjo po ndodh kur as Trumpi vetë dhe as Biden, nuk i kanë 270 votat e nevojshme të zgjedhësve të mëdhenj për tu shpallur fitues. 

Duke dalë i pari në Teksas dhe Florida, si dhe në të gjitha shtetet tradicionalisht republikane, Trump ka arritur në 213 vota zgjedhësish të mëdhenj. Biden që ka arritur të kthejë vetëm një nga shtetet që rivali i tij fitoi në 2016, Arizonën, kryeson me 235. 

"Ne po na e anullojnë papritmas fitoren", tha Trump në një fjalim të pa mbajtur kurë më parë nga ndonjë president në ditën e zgjedhjeve. Ky lloj komportimi bëhet në një kohë kur numërimi i votave në tre shtetet kyç, Pensilvani, Miçigan dhe Viskonsin ende nuk ka mbaruar.

 

Dhe këtu qëndron çelësi i problemit. 

Në këto shtete ish industriale të verilindjes, do të jetë vendimtare vota me postë që këtë herë u praktikua gjerësisht për shkak të pandemisë. Sipas llogarive mbi 66 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht. 

Trump e ka denoncuar që në pranverë këtë lloj votimi duke nënvizuar se me anë të tij demokratët duan ti grabisin fitoren. Dhe tani fati i zgjedhjeve po mbetet pikërisht te këto vota të dërguara me postë dhe që ruhen në kuti të posatshme. 

Numërimi i tyre është shumë më i gjatë në kohë sesa numërimi i votave të zakonshme që bëhet përmes makinave.

E gjitha bëhet edhe më e komplikuar po të kihet parasysh që shtete të cilat tani janë vendimtare për të përcaktuar se nga shkon fitorja, si Pensilvania apo Miçigani, e kanë të ndaluar me ligj numërimin e votave me postë, para ditës së votimit. 

Prandaj numërimi i qindra mijra votave të tilla do e mbajë pezull rezultatin jo vetëm për sot dhe për nesër, por ndoshta për shumë ditë në vazhdim.

Pikërisht, për të shmangur një pritje të stërgjatë dhe një betejë ligjore në gjykata, demokratët e Bidenit shpresuan deri në fund te ajo që e quanin "vala blu", por që nuk ndodhi. Biden nuk arriti të kthejë, ashtu siç shpresonte, asnjë nga bastionet e republikanëve përveç Arizonës. Pasi arriti të mbajë lehtësisht Florida-n, ndryshe nga ç'predikonin sondazhet që i jepnin rotë më rotë, Donald Trump e ka rugën të hapur për një mandat të dytë. Por për këtë duhet të ruajë fitoren në të gjitha ato shtete që mori edhe në 2016. Pikërisht në ato ku vota me korespondencë do të dojë ditë të numërohet, dhe ku Trump do të bëjë gjithçka, qoftë edhe në rrugë gjyqësore, që këto vota mos llogariten. Për këtë Amerika është futur në një ankth të gjatë pritjeje ku nuk përjashtohen as konfrontimet e dhunshme.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI