Flash

Tyga dhe Dj shqiptar së shpejti në një bashkëpunim

Lapsi.al 3 November 2020
Tyga dhe Dj shqiptar së shpejti në një bashkëpunim

Sa herë që flitet për një shqiptar që bashkëpunon me një artist me famë ndërkombëtare ka interes të jashtëzakonshëm. Këtë herë është mësuar se Dj Regard me origjinë nga Ferizaj do të sjellë një bashkëpunim me reperin e famshëm, Tyga. Ata të dy janë bërë bashkë për një projekt të ri, i cili pritet të bëhet publik së shpejti. Është mësuar se kënga e tyre do të vijë me videoklip dhe se do të xhirohet pas disa muajsh. Dj Regard po korr një sukses të jashtëzakonshëm edhe në arenën ndërkombëtare dhe së fundmi ai u nominua në eventin më të madh muzikor në Spanjë, Los40 Music Awards. Dj shqiptar u nominua për çmimin “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”. Përveç tij në këtë spektakël u nominuan edhe Dua Lipa e Ava Max, njëra në 4 ndërsa tjetra në 3 kategori.

Të këshilluara

Johnny Depp humbet gjyqin ndaj Amber Heard

Johnny Depp sot humbi betejën e bujshme të shpifjes prej 2 milionë £, kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard dhe gazetës 'The Sun'.Pas një gjykimi 16-ditor...

12:25

Cardi B anulon divorcin

Të hënën, një gjykatës i Fulton County, Georgia e pushoi çështjen gati dy muaj pasi reperja e “WAP”, 28 vjeçare, bëri kërkesë për divorc nga anëtari i “Migos”, ...

18:56

Johnny Depp humb gjyqin me ‘The Sun’

Johnny Depp ka humbur betejën gjyqësore kundër gazetës The Sun, të cilët e kishin cilësuar ‘abuzues’. Depp kishte kundërshtuar të jetë i dhunshëm ndaj gruas ...

15:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI