Flash

Rikthehet trendi i viteve 90-të këtë dimër

Lapsi.al 3 November 2020
Rikthehet trendi i viteve 90-të këtë dimër

Kush ka lindur në fillim apo në fund të viteve '80, gjithsesi e konsideron veten fëmijë të viteve '90. Kështu që keni veshur pantallona me lule me bluza të mëdha, i keni lidhur flokët me një mori aksesorësh me ngjyra si edhe keni veshur me krenari të gjitha trendet e sezonit.

Për shumë arsye, disa prej veshjeve të asaj kohe nuk do t’i vishnit më kurrë, por duket se ka një numër të pafundmë trendesh të viteve '90, që mund t’i keni humbur për shkak të moshës… Ose peshës, në rregull (nuk është se më pëlqen shumë ta them këtë). Më e dukshmja ndër to duhet të jetë edhe xhaketa prej lëkure.

Praktikisht, ka qenë uniforma e elitës në vitet '90 - Gwyneth Paltrow, Jennifer Aniston dhe Cindy Crawford kanë qenë vetëm disa ikona stili që e kanë veshur asokohe. Xhaketa prej lëkure ishte veshja më e mirë e dekadës - e veshur shpesh me fustane, me xhinse ose me një palë syze dielli të vogla drejtkëndëshe.

Duket se xhaketa prej lëkure është rikthyer dhe është një prej veshjeve tendencë që po stilohet në shumë mënyra këtë sezon...

'Arket' ishte e para markë që riktheu trendin e shumëpërfolur. Qysh atëherë, xhaketa fitoi menjëherë vëmendjen e besnikëve (Brittany Bathgate). Pastaj kaq ishte e gjitha - ne nisëm të shihnim xhaketa lëkure majtas, djathtas dhe kudo. Edhe ju, nëse e keni ende në ndonjë cep, nxirreni dhe rikthehuni në tend.

Të këshilluara

Cardi B anulon divorcin

Të hënën, një gjykatës i Fulton County, Georgia e pushoi çështjen gati dy muaj pasi reperja e “WAP”, 28 vjeçare, bëri kërkesë për divorc nga anëtari i “Migos”, ...

18:56

Johnny Depp humb gjyqin me ‘The Sun’

Johnny Depp ka humbur betejën gjyqësore kundër gazetës The Sun, të cilët e kishin cilësuar ‘abuzues’. Depp kishte kundërshtuar të jetë i dhunshëm ndaj gruas ...

15:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI