Flash

Regjisori japonez realizon filmin horror-komik me Zoom

Lapsi.al 3 November 2020
Regjisori japonez realizon filmin horror-komik me Zoom

Filmi i ri, rreth 26 minuta i Shinichiro Ueda u xhirua në distancë, atëherë kur askush nuk duhej të takohej me asnjë. Xhirimet janë bërë nga celularët e aktorëve, që në të shumtën e rasteve kanë filmuar veten, si dhe nëpërmjet regjistrimeve të takimeve online në Zoom.

Ai përmban të njëjtët personazhe nga filmi prej 37 minutash, që rrëmbeu çmime në vitin 2017, “One Cut of the Dead”. Në një intervistë, Ueda u shpreh se dëshironte “t’i shpërqendronte pak njerëzit nga stresi dhe frika e çdo dite”. “Të argëtohem përmes filmave apo TV më ka ndihmuar ta përballoj këtë kohë. Ndjeva një mision të brendshëm, për të ndihmuar dhe unë të tjerët në këtë mënyrë.” Filmi përqendrohet rreth një kasti dhe grupi pune që duan të xhirojnë një film të shkurtër, por diçka misterioze i sulmon vazhdimisht viktimat e tij, duke i gudulisur, në mënyrë që ata të mos ndalojnë së qeshuri. Ka editime gazmore dhe një mënyrë ndryshe të treguarit të historisë.

Stili i Ueda-s përfshin komedinë e zhurmshme dhe përqendrohet më tepër në tregimin vizual sesa verbal, një qasje relativisht e rrallë në filmat bashkëkohorë japonezë.

Të këshilluara

Johnny Depp humbet gjyqin ndaj Amber Heard

Johnny Depp sot humbi betejën e bujshme të shpifjes prej 2 milionë £, kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard dhe gazetës 'The Sun'.Pas një gjykimi 16-ditor...

12:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI