Flash

Johnny Depp humbet gjyqin ndaj Amber Heard

Lapsi.al 3 November 2020
Johnny Depp humbet gjyqin ndaj Amber Heard

Johnny Depp sot humbi betejën e bujshme të shpifjes prej 2 milionë £, kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard dhe gazetës 'The Sun'.Pas një gjykimi 16-ditor, Gjykata e Lartë e Londrës zbuloi se ylli i Holliwood-it ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. U vërtetua që gjatë marrëdhënies së tyre të trazuar, Johnny Depp e ka dhunuar fizikisht 12 herë.Heard tha se ishte "lehtësuar", por nuk ishte e befasuar me fitoren e saj.

Avokatët e Depp, kanë akuzuar rëndë gjyqtarin, duke dhënë një deklaratë:

"Ky vendim është sa i çoroditur, aq edhe hutues. Më shqetësuese është mbështetja e gjykatësit në dëshminë e Amber Heard dhe mosrespektimi përkatës i malit të kundër-provave nga oficerët e policisë, praktikuesit e mjekësisë, dëshmitarë të tjerë të padiskutueshëm dhe një sërë provash që i bllokojnë plotësisht pretendimet, pikë për pikë. E gjithë kjo u anashkalua. Gjykimi është kaq i gabuar sa do të ishte qesharake që Z. Depp të mos e apelonte këtë vendim."

Rezultati e lë aktorin, 57-vjeçar, të përballet me shkatërrim financiar dhe me reputacionin e tij të rënuar. Depp paditi botuesin e 'The Sun', News Group Newspapers (NGN) dhe redaktorin ekzekutiv të tij, Dan Wootton, per një artikull të botuar në prill të 2018-ës, ku Johnny Depp akuzohej drejpërdrejt si dhunues.

Heard, 34-vjeçe, e cila ishte dhe dëshmitarja kryesore e gazetës, i tha me lot gjykatës 14 raste gjatë marrëdhënies së tyre toksike kur ai e ka sulmuar atë, nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Ndërkohë ekspertët e PR sot paralajmëruan se ylli i kinematografisë do të përballet me një betejë të vështirë për të rivendosur reputacionin e tij të goditur.

Mark Borkowski, i cili përfaqëson një mori yjesh, tha që Depp të rifillonte karrierën e tij do të ishte e barabartë me 'ngjitjen në malin Everest pa oksigjen, këmbëzbathur dhe me të brendshme.'

Të këshilluara

Cardi B anulon divorcin

Të hënën, një gjykatës i Fulton County, Georgia e pushoi çështjen gati dy muaj pasi reperja e “WAP”, 28 vjeçare, bëri kërkesë për divorc nga anëtari i “Migos”, ...

18:56

Johnny Depp humb gjyqin me ‘The Sun’

Johnny Depp ka humbur betejën gjyqësore kundër gazetës The Sun, të cilët e kishin cilësuar ‘abuzues’. Depp kishte kundërshtuar të jetë i dhunshëm ndaj gruas ...

15:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI