Flash

Influencuesja robot që po bën para përmes Instagram-it

Lapsi.al 3 November 2020
Influencuesja robot që po bën para përmes Instagram-it

Me flokët rozë dhe pamjen e saj ëngjëllore, Imma ka tërhequr deri më tani thuajse 400.000 ndjekës në Instagram. Tani ajo po bën disa dalje në Shangai për të promovuar muzikën e saj. Pavarësisht se nuk është një njeri i vërtetë, ajo gjithsesi, ndonjëherë mban maskë.

Markat pritet të shpenzojnë deri në 15 miliardë dollarë në vit në marketingun e influencuesve deri në vitin 2022, nga 8 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas Business Insider Intelligence.

Një pjesë në rritje e këtyre parave u përket influencuesve virtualë dhe marketingu tradicional po përjeton një përçarje serioze. “Influencuesit virtualë, megjithëse janë të rremë, kanë potencial të vërtetë biznesi”, thotë  Christopher Travers, themeluesi i virtualhumans.org, një faqe në internet që dokumenton industrinë. “Në plan afatgjatë, ata janë më të lirë se njerëzit për të punuar, janë 100% të kontrollueshëm, mund të shfaqen në shumë vende në të njëjtën kohë dhe më e rëndësishmja, ato nuk plaken e nuk vdesin kurrë." Sipas Travers, aktualisht ka rreth 125 influencues virtualë në rrjete sociale. Më shumë se 50 prej tyre debutuan në mediat sociale gjatë 18 muajve, deri në qershor 2020. Ndërkohë, në YouTube ka më shumë se 5000 influencues virtualë.

Këta “influencues robot” mund të tërheqin partneritete me marka të ndryshme dhe të fitojnë marrëveshje fitimprurëse.

 

Të këshilluara

Johnny Depp humbet gjyqin ndaj Amber Heard

Johnny Depp sot humbi betejën e bujshme të shpifjes prej 2 milionë £, kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard dhe gazetës 'The Sun'.Pas një gjykimi 16-ditor...

12:25

Cardi B anulon divorcin

Të hënën, një gjykatës i Fulton County, Georgia e pushoi çështjen gati dy muaj pasi reperja e “WAP”, 28 vjeçare, bëri kërkesë për divorc nga anëtari i “Migos”, ...

18:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI