Flash

Faktet me video / Alibitë e Ramës për Holandën, Makronin, opozitën që na pengojnë BE-në

Lapsi.al 3 November 2020
Faktet me video / Alibitë e Ramës për Holandën, Makronin,
Edi Rama nuk ndalon me prodhimin e alibive sa herë që prej pesë vitesh i vjen ndonjë goditje nga BE-ja. Këtë ka bërë edhe kësaj radhe, pasi Holanda ka sanksionuar se do të ndajë Shqipërinë nga Maqedonia në rrugën e integrimit duke mos na hapur ne brenda këtij viti konferencën e parë ndërqeveritare (që konsiderohet si hapja faktike e negociatave) mes Tiranës dhe Brukselit. Kryeministi ka përmendur mes arsyeve skepticizmin racist për moszgjerim që ekziston në BE, duke ironizuar me faktin se, kur do futeshin bullgarët ata i etiketonin si vrasës të papës, ndërsa Rumunët si rrezik që të hanin lejlekët. Por me këto ironi dhe me pretekstin se Shqipëria po mbahet peng për arsye të brendshme dhe elektorale të vendeve anëtare, Edi Rama e ka bërë aq baltë, sa edhe ata që janë më të prirur se kushdo për ta besuar e kanë të vështirë ta bëjnë. Lexo më tej:

DOKUMENTI/ Holanda kundër negociatave me Shqipërinë, dritë jeshile për Shkupin

Ai ka ndryshuar qëndrim disa herë me radhë. Fillimisht Rama thoshte se janë forcat ekstremiste dhe ksenofobe ato që nuk e duan zgjerimin e BE dhe se Shqipëria po bëhet viktimë e lojrave të brendshme politike evropiane dhe jo e mos realizimeve të saj. Por, pasi Shkupi dhe Athina firmosën mes tyre kompromisin e madh për emrin e Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria u trondit nga skandali i përgjimeve të BILD, filloi gjithnjë e më shumë të zinte vend ideja Maqedonia mund të ndahej nga ne duke na lënë pas në rrugën e integrimit. Pra po bëhej e qartë se ishin arsyet e brendëshme ato që e mbanin peng apo e shpinin përpara një vend. I pyetur në emisionin “Opinion” për këtë mundësi që hidhte poshtë justifikimin e parë, atë të presionit të partive ksenofobe, Rama e transferoi fajin nga ekstremistët europianë tek opozita ekstremiste shqiptare: “nëse kjo ndodh, kërkojini intervistë Lulit dhe Saliut (video poshtë)”. Pra, ai, prodhoi një tjetër mashtrim, sipas të cilës Shqipëria nuk po digjej sepse nuk ka plotësuar detyrat e shtëpisë, por sepse ka një opozitë konfiktnxitëse. [video width="1088" height="584" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/rama-opinion.webm"][/video] Kur në fund të vitit të shkuar Shqipëria mori sërish një “JO” të fortë, faji në Tiranë iu vu presidentit Francez, Makon i cili po na mbante peng për shkak se donte të reformonte BE. Por Makron me zë dhe me figurë doli publikisht të shpjegojë se falë tij Shqipëria nuk ishte ndarë nga Maqedonia. Pasi gjysma e vendeve anëtare të BE donin ta penalizonin vendin tonë duke i hapur dritën jeshile Shkupit. Madje këtë fakt se vendi i tij po penalizohet prej Shqipërisë e ka thënë në disa intervista edhe kryeministri Zoran Zaev. https://lapsi.al/2019/10/21/andi-bushati-kater-genjeshtra-rilindase-kunder-makronit/ Por durimi ka kufi dhe me sa duket këtë radhë, nëse i besojmë vendimit të Hollandës shqipëria do mbetet në klasë dhe Maqedonia do ecë përpara. Durimi për të pritur ka kufi. Aq më tepër që Rama shkel premtimet që jep në Bruksel duke hartuar ligje represive për mediat dhe duke bërë reform elektorale pa konsensusin e opozitës. Ndaj sot kur u pyet për verdiktin përfundimtar të ndarjes nga Maqedonia që pritet ta hapë brenda këtij viti konferencën e parë ndërqeveritare ai u përgjigj: “Kjo gjë është pak më e komplikuar se kaq por këtë në s’mund ta komentoj publikisht”. Pra thjeshtë la diçka evasive për të përgatitur alibinë e re. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI