Flash

Donald Veshaj zbulon më shumë rreth jetës personale

Lapsi.al 3 November 2020
Donald Veshaj zbulon më shumë rreth jetës personale

Kur kishte muaj që flitej për një ndarje të mundshme të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë “iconstyle.al” pas një vëzhgimi të vogël vuri re se ata janë bashkë.

Nga rrjetet sociale kuptuam se çifti ka qenë bashkë në jug të vendit. Donaldi ka publikuar një foto nga Dhërmiu në datë 20 shtator dhe dy ditë më vonë më 22 shtator është Bora ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto ku shihet nga i njëjti vend. (KLIKO)

Së fundmi, ata filluan të ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram, duke na dhënë një provë goxha të fortë se janë në krahët e njëri-tjetrit. Të gjitha dyshimet morën fund ditën e shtunë, kur i ftuar në “Shiko kush luan” aktori pranoi lidhjen e tij me moderatoren bukuroshe.

Së fundmi në një intervistë për After party-n e Luana Vjollcës, Donaldi ka zbardhur më shumë detaje nga lidhja e tij me Borën dhe planet e tyre për të ardhmen. Kështu, ai tha se preferon më shumë që lidhjen e tyre ta mbajnë private sepse në fund të fund, ndodhen në krah të njëri-tjetrit për veten jo për të tjerët.

Kur u pyet nëse më shumë e do ai partneren, apo e do ajo, aktori u përgjigj : “Të dy!”. Po dasmën, si e do Donaldi? OK, në këtë intervistë tha se do preferonte një dasmë private, ashtu si vëllai i tij, Romeo.

Gjithashtu, Donaldi u pyet nëse do një familje të madhe apo të vogël, e ai u përgjigj “Të mesme”.

Të këshilluara

Cardi B anulon divorcin

Të hënën, një gjykatës i Fulton County, Georgia e pushoi çështjen gati dy muaj pasi reperja e “WAP”, 28 vjeçare, bëri kërkesë për divorc nga anëtari i “Migos”, ...

18:56

Johnny Depp humb gjyqin me ‘The Sun’

Johnny Depp ka humbur betejën gjyqësore kundër gazetës The Sun, të cilët e kishin cilësuar ‘abuzues’. Depp kishte kundërshtuar të jetë i dhunshëm ndaj gruas ...

15:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI