Flash

Gabriele Rossi flet për lidhjen dashurore me Gabriel Garkon

Lapsi.al 2 November 2020
Gabriele Rossi flet për lidhjen dashurore me Gabriel Garkon

Gabriel Garko shokoi gjithë botën pasi zbuloi publikisht në televizion se kishte prirje të tjera seksuale. Me një letër drejtuar ish-partneres së tij, Adua Del Vesco, Garko zbuloi se është homoskesual. Më pas një intervistë për Silvia Toffani, Garko tregoi gjithë të vërtetat rreth marrëdhënieve të tij.

“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, rrëfeu Gabriel për Toffanin.

Ndërkohë aktori, Gabriele Rossi, ka zbuluar së fundmi se edhe ai ka qenë i lidhur për disa muaj me Garko. Ai ka rrëfyer për “Non è la d’Urso” se marrëdhënia mes tyre ka zgjatur sa xhirimet e një filmi.

“Unë dhe Gabriel ishim të dashur për 4 muaj. Ai ishte me një tjetër në periudhën që ne ishim në lidhje bashkë. Marrëdhënia jonë zgjati sa xhirimet e një filmi”, tha Rossi.

Më pas rrugët e tyre u ndanë, për t’u ribashkuar sërish më vonë.

“10 vite pas asaj lidhje ne ishim zyrtarisht bashkë. Në 2017-tën u takuam sërish dhe u përpoqëm të ishim bashkë si të dashur. Kërkesa ime për Gabriel ishte që unë kurrë nuk do të tërhiqem dhe se doja të jetoja seksualitetin tim lirshëm me miqtë e mi. Kështu që ne gjetëm një kompromis për të jetuar si miq pa gënjeshtra”, tregoi aktori.

Garko është shprehur më herët se ai nuk ka treguar të vërtetën rreth orientimit të tij seksual, sepse nëse do e bënte këtë gjë nuk do mund të bëhej aktor.

Të këshilluara

Johnny Depp humb gjyqin me ‘The Sun’

Johnny Depp ka humbur betejën gjyqësore kundër gazetës The Sun, të cilët e kishin cilësuar ‘abuzues’. Depp kishte kundërshtuar të jetë i dhunshëm ndaj gruas ...

15:01

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI