Flash

Fansat dyshojnë për një shtatëzani të dytë të Loredanës

Lapsi.al 2 November 2020
Fansat dyshojnë për një shtatëzani të dytë të

Ndjekësit e Loredanës pasi u bindën për rikthimin e saj me Mozzik tashmë hedhin dyshime mbi një shtatëzani të këngëtares.  Fansat dhe ndjekësit e reperes kanë nisur të dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë, për shkak se në fotot e fundit barku duket pak më i fryrë se më parë.

Gjithçka ka nisur nga komenti i një ndjekësi që pyet reperen nëse është shtatzënë dhe kaq ka mjaftuar që të tjerë ta mbështesin e të shprehen se kanë menduar po njësoj. Megjithatë e gjithë kjo është thjesht aludim, sepse deri më tani Loredana nuk ka komentuar fare në lidhje me këto zëra.

Ndërkohë ditët e fundit Loredana ka qenë e pranishme në Kosovë dhe personi i parë që ka takuar ka qenë Mozzik. Ata të dy janë fotografuar bashkë dy herë në Prishtinë, brenda dhe jashtë një hoteli duke biseduar me njëri-tjetrin. Madje në një foto të publikuar nga “N’Zoom”, Mozzik është parë duke veshur në rrugë jelekun e Loredanës. Afrimi mes tyre dhe veshja e rrobave të njëjta ka çuar fansat në përfundimin se ata të dy janë rikthyer sërish bashkë.

Të këshilluara

Ribashkohen Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi

 Robin Krasniqi, dhe modelja Heidi Lushtaku për vite me radhë kanë qendër ndër çiftet më të komentuar në media rozë. Çifti që për shumë vite qëndruan të feju...

14:06

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI