Flash

Këngëtaret shqiptare dominojnë me nominime në NRJ Music Awards

Lapsi.al 1 November 2020
Këngëtaret shqiptare dominojnë me nominime në NRJ Music

Eventi i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, NRJ Music Awards është gati për një edicion të ri.

Një ngjarje disi e veçantë duke pasur parasysh kontekstin aktual shëndetësor dhe ndalesat e lidhura me pandeminë e coronavirusit, por ceremonia do të shpërblejë artistët që ishin të suksesshëm gjatë vitit. Gjithashtu, TF1, i cili do të transmetojë mbrëmjen në fillim të dhjetorit, sapo ka njoftuar artistët e nominuar për NMA 2020.  Për këtë edicion të vitit 2020, artistët e nominuar për NRJ Music Awards janë diferencuar në katërmbëdhjetë kategori, fituesit e të cilave do të njihen gjatë gjithë mbrëmjes.

Ditë më parë u bë e ditur se DJ me prejardhje nga Kosova, Regard, ishte nominuar në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz. Por keq nuk mbesin as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare: Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat në këtë event janë nominuar në më shumë se një kategori.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ava Max, konkurron për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën e saj shumë të suksesshme ‘Kings and Queen’.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI