Flash

Justin Bieber tregon për depresionin e muajve të kaluar

Lapsi.al 1 November 2020
Justin Bieber tregon për depresionin e muajve të kaluar

Kohëve të fundit Justin Bieber është treguar tejet i hapur për të folur për problemet me shëndetin mendor. Së fundmi, në dokumentarin e tij të fundit në YouTube Originals, “Justin Bieber: Next Chapter” (Justin Bieber: Kapitulli i ri), këngëtari u shpreh se ka përjetuar mendime vetëvrasjeje në të kaluarën.

“Ka pasur momente kur kam pasur vërtet mendime vetëvrasjeje. Mendoja nëse do të shuhet ndonjëherë kjo dhimbje? Ishte kaq e qëndrueshme, dhimbja ishte aq e qëndrueshme.” – tha ai.

Pas publikimit të dokumentarit, Justin shkroi në Twitter se ndihet mirë dhe këto muajt e fundit e kanë ndihmuar që të rritet, të ndihet më i lumtur dhe më i shëndetshëm. “Dua t’i inkurarjoj njerëzit: Hej, nëse ndiheni të vetmuar, flisni. Thuajeni me zë të lartë. Do të liroheni. Unë duhet ta kisha shmangur këtë dhimbje.”

Ai lidhi betejat me shëndetin mendor pjesërisht me faktin që u vendos në qendër të vëmendjes në një moshë fare të vogël.  “Justin Bieber: Next Chapter” ka për qëllim t’u ofrojë shikuesve dhe fansave të këngëtarit një vështrim ekskluziv për tetë muajt e fundit të jetës së Bieber në një kohë të pashembullt pasigurie shëndetësore

Të këshilluara

Një romancë e re për Lena Headey

Romanca vjen një vit pasi ajo u nda nga burri i saj Dan Cadan, 45 vjeçar, me të cilin ka një vajzë të quajtur Teddy, katër vjeçe. Sipas një burimi, Lena, 47 vj...

17:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI