Flash

Dojna Mema reagon ashpër ndaj policisë pasi e gjobitën për mosmbajtjen e maskës

Lapsi.al 31 October 2020
Dojna Mema reagon ashpër ndaj policisë pasi e gjobitën për

Dojna Mema është gjobitur për mosmbajtjen e maskës në rrugë dhe moderatorja ka reaguar e revoltuar ndaj uniformave blu. Ajo ka rrëfyer se ka bërë një distancë shumë të shkurtër në këmbë dhe se kishte harruar të vendoste maskën e për këtë gjë ka marrë gjobë.

Dojna ka treguar se nuk ka kundërshtuar për gjobën, sepse ishte faji i saj, por është revoltuar me faktin se si policët janë sjellë me të. Ajo është shprehur se ata kanë reaguar në mënyrë shumë të ashpër ndaj saj, prandaj moderatorja ju ka dërguar një mesazh publiisht uniformave blu.

“Parkova makinën tek rrugica e Salës dhe piva një gotë verë me shoqen time dy lokale më poshtë. Që do të thotë nga makina që parkova tek lokali mund të jenë 3 metra distancë dhe për çështje shpejtësie nuk mora maskën se do futesha në lokal. Dhe gjejni çfarë? Mora një gjobë! Ok, ishte faji im se dhe për ato 3 metra duhej ta kisha maskën me vete, por a mundet ju lutem të tregoheni pak më të sjellshëm kur ndaloni njeëzit në rrugë. Në një formë totalisht harbute dhe gati gati sikur kisha vjedhur diçka. Ishte ndjesi shumë e shpifur se më erdhi një ulërimë nga mbrapa nga 2 policë të veshur me uniformë dhe nga 1 burrë që nuk ishte veshur me uniformë dhe që më bërtiste dhe më thoshte se do më çonte në komisariat nëse nuk nxirrja në moment kartën time të identitetit, duke i thënë që makinën e kam 2 metra më poshtë dhe duke e hapur mainën me çelës, sepse arrinte deri aty. E kuptoj që të gjithë ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, shumë ezauruese dhe për forcat e policisë, por ju lutem të tregoheni më të sjellshëm, sepse është vërtetë shumë e rëndë nga ana psikologjike të ndalosh dikë në rrugë dhe t’i thuash do të fus në komisariat, përpos faktit që unë mora gjobën për të cilën nuk refuzova ta merrja, apo refuzova ta paguaja në momentin që duhet ta paguaj. Thjesht pak më shumë njerëzillëk ju lutem!”, është shprehur Dojna.

Të këshilluara

Një romancë e re për Lena Headey

Romanca vjen një vit pasi ajo u nda nga burri i saj Dan Cadan, 45 vjeçar, me të cilin ka një vajzë të quajtur Teddy, katër vjeçe. Sipas një burimi, Lena, 47 vj...

17:48

Njihuni me të dashurin e ri të Adele

Përfundimisht kjo periudhë për Adele është epokë e re! Shumë kile të humbura, talent në moderim, këngë dhe mbi të gjitha fillime të reja në dashuri! Këngëtarja ...

16:36

Ndahet nga jeta ish-miss Amerika

Leanza Cornett e cila fitoi titullin e “Miss Amerika” në vitin 1993, ka vdekur. Ajo ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare. Vdekja e Cornett u konfirmua nga kompe...

15:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI