Flash

Një dhurata nga parajsa, kështu e përshkroi Kim dhuratën e Kanye për 40-vjetor

Lapsi.al 30 October 2020
Një dhurata nga parajsa, kështu e përshkroi Kim dhuratën e
Dhurata e Kanye-it për ditëlindjen e 40-të të Kim, ishte nga ato të veçantat që të vijnë njëherë në jetë. Të paktën Kim kështu e ka quajtur surprizën emocionuese. Falë teknologjisë së hologrameve, Kim mundi të kishte përballë të atin e ndjerë, i cili ndërroi jetë në 2003-in. 'Dhurata më kuptimplotë e jetës': Falë Kanye-s, "Për ditëlindjen time, Kanye më bëri dhuratën më kuptimplotë që kam marrë ndonjëherë në jetë."- shkruan Kim në videon e postuar në Twitter.Në video, dukej hologrami i Robert Kardashian teksa i thoshte të bijës që e sheh çdo ditë dhe ndër të tjera, bënte shaka duke i thënë se është martuar me burrin më gjeni në të gjithë botën dhe i riktheu në kujtesë ca nga momentet e kaluara bashkë.Figurën e të atit përballë saj, Kim e përshkroi si identike, të gjallë dhe si një surprizë të veçantë nga parajsa. "Gëzuar ditëlindjen Kimberly. Shikoje veten, je 40 dhe kaq e rritur! Dukesh po aq e bukur sa kur ishe e vogël. Të shoh dhe kujdesem çdo ditë për ty, motrat e tua dhe fëmijët! Ti je mamaja më e mirë e atyre 4 fëmijëve, që janë perfekt. Vazhdo të bësh çfarë po bën Kim. Duhet të dish që jam krenar për ty dhe gjithmonë me ty."- dëgjohet të thotë hologrami me fytyrën e babait të ndjerë.Një dhuratë e tillë nga Kanye duket e mirëmenduar dhe mjaft emocionuese, duke ditur që Kim ka pranuar shpesh sa shumë i mungon i ati dhe sa e lidhur ka qenë me të.'Dhurata më kuptimplotë e jetës': Falë Kanye-s,"S'e përshkruaj dot çfarë do të thotë kjo për mua, motrat, vëllain, nënën dhe miqtë tanë të ngushtë. Falë Kanye-s, ky kujtim do të më zgjasë përgjithmonë."Teknologjia e hologrameve është përdorur edhe më parë për të “risjellë” në skenë emra si Michael Jackson, Tupac Shakur apo Whitney Houston.

Të këshilluara

Eliza Dushku tregon votën e saj

Eliza Dushku njoftoi të enjten se e ka kryer obligimin e saj si qytetare. Ajo ka votuar për zgjedhjet presidenciale 2020, teksa ka treguar haptazi edhe kandi...

14:27

Ndahet nga jeta artisti Avni Mula

Artisti i njohur Avni Mula është ndarë nga jeta.  Lajmin e bën të ditur sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula.   “Gjigandi jonë fluturoi në Val...

21:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI