Flash

Karlie Kloss, shtatzënë për herë të parë (FOTO)

Lapsi.al 30 October 2020
Karlie Kloss, shtatzënë për herë të parë (FOTO)

Karlie Kloss, 28 vjeç, po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Joshua Kushner, konfirmon revista People.

“Karlie është shumë e lumtur që do të presë fëmijë e saj në 2021-shin. Ajo do të jetë një nënë e mrekullueshme”, thotë burimi për revistën. Kloss dhe Kushner, investitor dhe biznesmen, 35 vjeç, sapo festuan përvjetorin e tyre të dytë të marteses. Në vitin 2018, ata patën një ceremoni të vogël hebreje me më pak se 80 të ftuar.

Themeluesja e "Kode with Klossy" veshi një fustan të përgatitur vetëm për të nga Dior, i cili zgjati mbi 700 orë për t’u krijuar. Ata vazhduan festimet e tyre të dasmës në qershor të vitit 2019 me një festë të mbushur me të ftuar si Orlando Bloom, Katy Perry etj. Vëllai i madh i Kushner është Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës së madhe të presidentit Donald Trump, Ivanka Trump. Sidoqoftë, Kloss ka qenë e qartë për pikëpamjet e saj politike, pavarësisht lidhjes që ka me Trump dhe familjen e tij. Në fillim të kësaj jave, ajo dha votën e saj në zgjedhjet presidenciale, duke mbajtur një maskë me Joe Biden dhe Kamala Harris.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish-miss Amerika

Leanza Cornett e cila fitoi titullin e “Miss Amerika” në vitin 1993, ka vdekur. Ajo ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare. Vdekja e Cornett u konfirmua nga kompe...

15:50

Eliza Dushku tregon votën e saj

Eliza Dushku njoftoi të enjten se e ka kryer obligimin e saj si qytetare. Ajo ka votuar për zgjedhjet presidenciale 2020, teksa ka treguar haptazi edhe kandi...

14:27

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI