Flash

Brooklyn Beckham tmerrësisht i dashuruar pas Nicol

Lapsi.al 30 October 2020
Brooklyn Beckham tmerrësisht i dashuruar pas Nicol

Brooklyn dhe Nicola kanë festuar ditën e djeshme përvjetorin e parë të lidhjes dhe padyshim nuk kishin si të mungonin urimet publike.

Brooklyn ndezi rrjetin duke postuar dy foto nga vaska, ku shihen duke u puthur teksa i ka shkruar edhe disa super vargje:

Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë.

]

Brooklyn para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij me aktoren dhe të dy kanë nisur të planifikojnë martesën dhe duket se kanë menduar gjithçka me detaje.

Por, një lajm i papritur ka ardhur pak ditë më parë nga mediat britanike që shkruajnë se ata kanë vendosur ta shtyjnë dasmën e tyre për shkak të pandemisë.

Në dasma tani lejohen vetëm 15 të ftuar dhe duket se kjo ka qenë një nga arsyet pse kanë vendosur ta shtyjnë celebrimin e tyre.

21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse mendojnë që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut.

Nga ana tjetër ata kanë fituar më shumë kohë për përgatitjet. Thuhet se Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Cruz do të jenë shoqëruesit e tij.

Ish-futbollisti, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta artisti Avni Mula

Artisti i njohur Avni Mula është ndarë nga jeta.  Lajmin e bën të ditur sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula.   “Gjigandi jonë fluturoi në Val...

21:40

Celine Dion, në ekran si aktore

Këngëtarja e famshme në angazhimin e saj si aktore do ta ketë mundësinë të bashkëpunojë me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra. Filmi në fjalë është një ribërje ...

13:24

Bebe Rexha ,pjesë e filmit " Queenpins"

Bebe Rexha së fundmi ka zbuluar për fansat  se do të luajë në filmin “Queenpins”, përkrah aktores Kristen Bell. Përmes një postimi në rrjetin e saj social,In...

11:01

Khloe Kardashian, e infektuar me Covid-19

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Khloe Kardashian ka qenë e infektuar me Covid-19. Në një video të publikuar  Kim dhe Kris janë të shqetësuara për ...

10:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI