Flash

Artistët që iu dedikuan këngë fëmijëve të tyre

Lapsi.al 30 October 2020
Artistët që iu dedikuan këngë fëmijëve të

Gjatë kësaj periudhe, ku numri i lajmeve për “pritjet e ëmbla”  duket sikur sa vjen e shtohet, po ju lëmë një koleksion të të gjithë artistëve shqiptarë, të cilët hodhën në këngë gjithë ndjesitë e tyre si prindër ose si prindër të ardhshëm.

1. Ardit Gjebrea - Jon (1991)

"Jon" fitoi çmimin e parë në festivalin e 30 të këngës në RTSH me muzikë të Ardit Gjebreas dhe tekst të Zhuliana Jorganxhi. Kënga me tekstin rrënqethës flet për ardhjen në jetë të djalit të tij, si një shpresë gjatë kohërave të trazuara të Shqipërisë, në vitet ’90.

2. Jonida Maliqi - Thesar pa emër (2011)

Kënga e Jonidës ishte pjesë e "Këngës Magjike", në kohën kur këngëtarja ishte shtatzënë.

3. Vedat Ademi – Vetëm ti (2013)

Kënga është një dedikim në 1-vjetorin e lindjes së djalit të tij.

4. Noizy – Noku Vogël (2013)

Në vitin 2013, reperi Noizy publikoi këngën “Noku Vogël” dedikuar vajzës së tij, Leandrës. Ajo nuk është shpeshherë e pranishme në rrjetet sociale të reperit, prandaj gjatë kohës së publikimit kënga u prit me kureshtje nga të gjithë.

5. Alban Skënderaj & Miriam Cani – Dhurata (2017)

Në vitin 2017, u publikua kënga me tekst dhe muzikë të Alban Skënderajt, një dedikim për vajzën e tij, Ameli. Miriam dhe Albani janë aktualisht prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit, i cili erdhi në jetë në janar të këtij viti.

6.  Anna & Ardit Gjebrea – Për ty (2017)

Në një nga netët e Këngës Magjike, Ardit Gjebrea ftoi në një duet, vajzën e tij, Anën, në një këngë kushtuar marrëdhënies babë e bijë. Teksti i këngës është shkruar nga Olti Curri, me muzikë të Ardit Gjebreas.

 

7. Ledri Vula - Si baba (2020)

Pak kohë më parë, Ledi publikoi këngën "Si baba", dedikuar vajzës që pret me Sara Hoxhën.

8. Mozzik - Hana (2020)

Pak muaj më parë Mozzik publikoi këngën "Hana", që mban emrin e vajzës së tij, nga marrëdhënia me Loredanën. anabel

Të këshilluara

Eliza Dushku tregon votën e saj

Eliza Dushku njoftoi të enjten se e ka kryer obligimin e saj si qytetare. Ajo ka votuar për zgjedhjet presidenciale 2020, teksa ka treguar haptazi edhe kandi...

14:27

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI