Flash

Ariana Grande publikon albumin e ri, pjesë e tij dhe këngëtari shqiptar

Lapsi.al 30 October 2020
Ariana Grande publikon albumin e ri, pjesë e tij dhe këngëtari

Underneath the lights…koha e Albert Stanaj ka ardhur dhe asgjë s’mund ta ndalojë më. Sa prej jush i dëgjojnë akoma perlat e shqiptarit nga Mali i Zi si “Romantic” dhe “Ain’t love strange”? Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja por këngëtari na kishte premtuar se shumë shpejt do të rikthehet super fuqishëm.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai ka treguar se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” që ka dalë në treg vetëm disa orë më parë.

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe ne jemi tepër krenarë.

Ju thashë që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë.

Ariana Grande e ka shprehur edhe më parë mbështetjen e saj ndaj Stanaj. Kur ai solli një cover të “No Tears Left to Cry” ajo e ka mbështetur e para në rrjetet sociale dhe me të drejtë pasi është një super talent që e meriton suksesin ndërkombëtar.

Mbetemi në pritje që në të ardhmen ta shohim në bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare. Stanaj është një këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i rritur në New York.

Si një interpretues i ri, duke kënduar që kur ishte 6 vjeç, Stanaj ka performuar në shumë vende në të gjithë Amerikën dhe në Europë. Atij iu dha mundësia në moshën 14 vjeçare për të kënduar për Papa Benediktin e XVI. Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të njohura, si për shembull Kim Kardashian e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale coverat e tij.

Po ashtu, Stanaj ka qenë edhe në “Sunny hill festival”, teksa 3 vite më parë vizitoi vendin tonë, kur ishte i ftuar në “The Voice of Albania”. Disa nga këngët më të bukura të tijat mund t’i dëgjoni më poshtë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta artisti Avni Mula

Artisti i njohur Avni Mula është ndarë nga jeta.  Lajmin e bën të ditur sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula.   “Gjigandi jonë fluturoi në Val...

21:40

Celine Dion, në ekran si aktore

Këngëtarja e famshme në angazhimin e saj si aktore do ta ketë mundësinë të bashkëpunojë me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra. Filmi në fjalë është një ribërje ...

13:24

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI