Flash

Mediat greke zbulojnë prapaskenat e negociatave të fshehta për kufirin detar

Lapsi.al 29 October 2020
Mediat greke zbulojnë prapaskenat e negociatave të fshehta për

Marrëveshja Tiranë-Athinë, që çështja për detin të zgjidhet në Hagë, nuk është gjë tjetër veçse një mesazh për Turqinë. Greqia është e gatshme të zgjidhë disputet territoriale detare nëpër gjykata ndërkombëtare dhe gjen gjuhë mirëkuptimi me çdo fqinj, përveç Turqisë.

Kjo është kryefjala e shkrimit të 'Protothema'-s greke, e cila mban titullin: "Marrëveshja Greqi-Shqipëri në Hagë: Mesazh për Turqinë", dhe citon një ministër të qeverisë.

"Marrëveshja e Athinës me Tiranën për t’iu referuar Hagës për mosmarrëveshjet për ndarjen e kufirit detar Greko-Shqiptar është një zhvillim që përforcon argumentin e qeverisë Greke se sa më shpejt që provokimet turke të ndalojnë, vendi është gati të diskutojë me Ankaranë çështjen e demarkacionit dhe shelfin kontinental në Gjykatën Ndërkombëtare, për të zgjidhur mosmarrëveshjet." - shkruan 'Protothema' e cila citon një ministër të lartë grek, i cili vendos në peshore marrëveshjen për të shkuar në Hagë për detin, me ato për caktimet e zonave Eksluzive Ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. "Është një sukses më i madh" - thekson ministri grek.

Protothema vazhdon të sqarojë se për marrëveshjen e arritur më 20 tetor në Tiranë janë konsultuar edhe Presidenti dhe opozita shqiptare.

Por, rëndësi të madhe ka mosndërhyrja e Turqisë tek Shqipëria, për të penguar vendin tonë për tu dakordësuar me Greqinë që çështjen e detit t'ia kalojnë një pale të tretë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Askush nuk duhet të harrojë se Shqipëria është mbase vendi më miqësor në rajon ndaj Turqisë. Në këtë kuptim, fakti që Ankaraja nuk e shtyu Tiranën në drejtim të mohimit të kësaj dakordësie, për një zgjidhje gjyqësore është gjithashtu i rëndësishëm." - citon Protothema ministrin grek.

Mesazhi për Turqinë 

Protothema zbërthen mesazhin që duhet të marrë Ankaraja nga marrëveshja Tiranë-Athinë.

"Mesazhi që pritet të dërgohet në Ankara nga lojtarët e fuqishëm ndërkombëtarë përmes marrëveshjes greko-shqiptare që do të shkojë në Hagë është i qartë: Si mundet që Greqia gjen gjuhën e përbashkët me të gjitha vendet në rajon duke zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë zgjatur me dekada dhe është në krizë vetëm me Turqinë, e cila këmbëngul në refuzimin e dialogut të drejtpërdrejtë dhe referimin në arbitrazhin ndërkombëtar?" 

Çfarë ndodh me kufirin shqiptaro-grek 

Protothema shpjegon se ujërat territoriale greke do shtrihen nga 6 milje detare që janë sot, në 12. Mënyra si do zgjerohet Greqia në ujërat territoriale shqiptare, nga Ishujt Diapontia në Korfuz, deri në Kepin Tainaro, do të paraqitet në Parlament, ku ligjvënësit grekë pritet ta votojnë në javët e ardhshme.

Pikëpyetjet mbi hartimin e nyjes së përbashkët 

Protothema shkruan se kur Greqia të shtrihet në detin Jon në 12 milje detare, marrëveshja shqiptaro-greke pritet të vazhdojë.

"Ka dy mundësi: 

1) Të dorëzohen njëkohësisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë propozimet për caktimin e zonave detare nga Greqia dhe Shqipëria dhe më pas të vijnë kundërpaditë. 

2) Përcaktimi i radhës së paraqitjes nga të dy palët, një rrugë që ndiqet zakonisht në gjykata. Pjesa e parë, Shqipëria ose Greqia, paraqet memorandumin e saj me shkrim, e ndjekur nga paraqitja e pozicioneve të pjesës së dytë. Në fazën e dytë, Greqia dhe Shqipëria do të paraqesin kundërpadinë në të njëjtin rend dhe gjykata do të shqyrtojë argumentet dhe do të nxjerrë verdiktin e saj. Para depozitimit, të dy palët, Shqipëria tashmë e ka bërë këtë, do të kenë shtrirë ujërat e tyre territoriale në 12 milje detare." - shkruan Protothema, e cila mbyll shkrimin duke shpjeguar se pas kësaj procedure, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë mbi përcaktimin e shelfit kontinental dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Shkrimi vjen dy javë pas vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Tiranë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI