Flash

Publikohet padashje bashkëpunimi i Dua Lipa-s me Kanye West

Lapsi.al 28 October 2020
Publikohet padashje bashkëpunimi i Dua Lipa-s me Kanye West

Duket se një bashkëpunim mes këngëtares Dua Lipa dhe Kanye West ka rrjedhur ilegalisht në internet.

Kanye,  regjistroi këngën me titull “Law Of Attraction” në bashkëpunim me artisten nga Kosova, për albumin e tij “Yandhi”, e cila më vonë u fshi nga rrjeti, shkruan The Sun. Një burim i brendshëm për The Sun tha: “Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye-t kur ishte më e re dhe e konsideronte veten një fanse të madhe të tij”. Dua, këngëtarja me origjinë shqiptare, thuhet se ishte ‘e entuziazmuar’ që kishte punuar në studio me Kanye-n sepse ishte një përvojë e vërtetë. Sidoqoftë ‘koncepti i tërë kishte ndryshuar’ nga koha e publikimit të albumit, tha burimi i brendshëm për The Sun. Në videon që u e publikua në YouTube, ku kënga e dyshes rrjedh ilegalisht, Dua paraqitet duke thënë përgjatë këngës:

“Ligji i tërheqjes, do të thotë që kam humbur pasionin. Do të thotë se kam marrë atë që kam kërkuar, pikërisht atë që kam kërkuar”. Pas këtij konstatimi , akoma nuk ka një reagim nga dyshja mbi detajet e këtij bashkëpunimi, dhe pse kënga u fshi shumë shpejt nga platforma YouTube.

Të këshilluara

Sam Smith: Ndihem gati për tu bërë një mami

Sam Smith ka zbuluar dëshirën e tij për të bërë fëmijë deri në moshën 35 vjeçare. Këngëtari i “I Feel Love”, aktualisht 28 vjeçar, tha se ata duan të krijojn...

17:12

Gjendet i pajetë reperi amerikan

Është raportuar se ditën e sotme policia amerikane ka gjetur trupin e një reperi në bagazhin e një makine, pas një përplasjeje në autostradë në Miami. Siç th...

17:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI