Flash

Princesha më e re në Europë, ribashkim me të atin pas skandalit

Lapsi.al 28 October 2020
Princesha më e re në Europë, ribashkim me të atin pas

Historia e trazuar e mbretërisë belge ka arritur tashmë një moment të ri, pasi ish-mbreti Albert II u bashkua me vajzën që erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore, më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Albert II u ul së bashku me gruan e tij, mbretëreshën Paola dhe Delphine Boël, e cila tani njihet si Princesha Delphine, pas një beteje të ashpër të kësaj të fundit, e cila daton prej dy dekadash dhe lidhej me atësinë dhe titujt mbretëror. “Pas rrëmujës, vuajtjeve dhe lëndimeve, është koha për falje, shërim dhe pajtim,” u shkrua në deklaratën e Pallatit. “Së bashku, kemi vendosur të ndjekim një rrugë të re. Do të duhet durim dhe përpjekje, por jemi të vendosur.” Ajo u takua edhe me vëllain, mbretin Philippe.

Mbreti Albert, 86 vjeç, i cili abdikoi nga froni në vitin 2013, u detyrua të pranonte se ishte babai biologjik i Boël pas një testi ADN-je të kërkuar nga gjykata. Boël, e cila ka kaluar kohë me të atin në fëmijëri, ka më shumë se 20 vite që kërkon të njihet, por kërkesat e saj u refuzuan fillimisht. Ajo nisi një betejë ligjore për të provuar atësinë në qershor të vitit 2013, pasi vajza e saj, Joséphine, u shtrua në spital me pneumoni dhe ajo ndjeu mungesën e babait biologjik. Pas fitimit të atësisë, Delphine nisi betejën ligjore për titujt mbretëror dhe tashmë ajo njihet si Delphine, Princesha e Belgjikës. Marc Uyttendaele, avokati i Delphine, tha se ajo thjesht donte të trajtohej njësoj si fëmijët e tjerë të mbretit Albert. “Titujt janë gjëra që i përkasin asaj, ashtu si u përkasin fëmijëve të tjerë të mbretit Albert. Klientja ime kurrë nuk kishte ndonjë qëllim tjetër përveçse të trajtohej saktësisht në të njëjtën mënyrë si fëmijët e tjerë të mbretit, vëllezërit dhe motra e saj.”

Të këshilluara

Flet Chrissy Teigen pas humbjes së fëmijës

Pasi humbi fëmijën e tretë, John Legend u ngjit për herë të parë në skenë për eventin e “Billboard Music Awards”.Këngëtari u prezantua nga kolegia e tij, Kelly ...

13:56

Gjendet i pajetë rreperi amerikan

Reperi Brian Trotter, i njohur nga të gjithë si “Kent Won’t Stop”, është gjetur i pajetë në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.Pas një aksidenti në...

13:14

Alaudin Hamiti “ndan” motrat Istrefi

Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, ishte i ftuar në puntatën e fundit të emisionit të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”. Këtë vit, Luana ka sjellë nj...

11:37

Ardian Bujupi së shpejti me 2 bashkëpunime

Të gjithë e vërtetuam këtë verë se Ardian Bujupi është djali i surprizave dhe duket se është kthyer në një makineri hitesh. Së fundmi ai ka zbuluar se do pub...

09:51

Fahriye Evcen do t’u rikthehet xhirimeve

Burak Ozçivit, i njohur ndryshe në Shqipëri si ‘Osmani’ bashkë më bashkëshorten e tij Fahriye, kanë qenë së fundmi në fokus të mediave dhe ndjekësve në lidhje m...

19:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI