Flash

Kulisat e Brukselit/ Pikat që mbajnë peng negociatat e Shqipërisë

Lapsi.al 28 October 2020
Kulisat e Brukselit/ Pikat që mbajnë peng negociatat e

Ajo që është parathënë dhe paralajmëruar disa herë, për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në rugën e integrimit rrezikon të bëhet vërtet realitet. Fqinjëve tanë mund t'u hapet drita jeshile që të zhvillojnë brenda këtij viti konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, ndërsa ne të na shtyhet, në rastin më të mirë për në shkurt marsin e vitit të ardhshëm. Ky vendim i cili do të merret më 10 nëntor, në takimin e Ministrave të çështjeve evropiane, në Këshillin e çështjeve të përgjithshme. Vendet anëtare të BE-s janë ende në debatet dhe diskutimet se si do të shkojë fati i Shqipërisë.

Por në këto tratativa, që tani për tani po zhvillohen në nivel ambasadorësh duket se për Shqipërinë rëndojnë dy pengesa kryesore, moskrijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe gjithashtu liria e mediave dhe pretendimi, sidomos nga Hollanda për të marrë parasysh vendimet e Venecias për ligjin represiv kundër mediave.

Euronews ka zbuluar një dokument paraprak që ështëë ende në përpunim ku theksohet shprehimisht: “Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të shënojë përparim urgjent mbi lirinë e shprehjes dhe për sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë e ndryshimeve në ligjin e medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias", thuhet në këtë draft. Gjithashtu mësohet se katër vendet më skeptike ndaj Shqipërisë mbeten Franca, Holanda, Spanja dhe Danimarka.

https://lapsi.al/2020/06/23/andi-bushati-kushtet-e-be-rama-si-kuzhinjer-per-budallenj/

Ndërkohë, Gjermania deputetë të rëndësishëm të së cilës, që merren direkt me Shqipërinë dhe që kanë paralajmëruar se prishja e njëanëshme e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikonte të na stoponte, ende nuk e ka shprehur mendimin e saj.

Lidhur me frymën e skepticizmit që ekziston për Shqipërinë ka folur për mediat edhe deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari. Hajdari së bashku me Taulant Ballën kanë pasur një ballafaqim online me deputetë të Komisionit të Çështjeve Europiane të Parlamentit Hollandez. Ky ballafaqim i paraprin një debati që do të zhvillohet nga deputetët hollandezë në 3 nëntor lidhur me paketën e zgjerimit për Shqipërinë. “Holanda ka qenë një nga vendet që e ka futur problemin e ligjit të mediave në kushtet për Shqipërinë. Çështjet që kërkohen më së shumti nga Holanda janë ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta, i krimit të organizuar dhe trafiku i drogës në vendet e BE”, ka treguar Hajdari.

Në draftin paraprak të përpiluar nga ambasadorët e vendeve anëtare, më ekzaktësisht në pikën 2 të tij, që do t'i sugjerohet Këshillit të çështjeve të përgjithshme thuhet: “Shqipëria shënoi përparim të bindshëm dhe ndodhet pranë plotësimit të të gjitha kushteve që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare”. Por përfaqësuesit e Francës, Hollandës, Spanjës dhe Danimarkës janë për heqjen e epitetit të bindshëm nga drafti.

Duhet theksuar se ky diskutim është zhvilluar përpara se Komisioneri Europian për zgjerimin Varheli dhe zëdhënësja e BE-së ti bënin thirrje kryeministrit Rama (që kurë nuk ka pranuar të pohojë se BE i ka vënë kushte) të priste opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të miratonte përfundimisht ndryshimet në kodin zgjedhor. "Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit" shkroi sot ne Twitter Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister.

https://lapsi.al/2020/10/27/ndryshimet-e-kodit-be-shton-presionin-per-zgjedhjet-rama-nuk-dorzohet/

Nuk dihet se sa do të ndikojnë në mbledhjen e 10 nëntorit refuzimi i Ramës për ta dëgjuar këshillën e tyre dhe se a do ti shtohet edhe kjo pikë dy pengesave të tjera të Shqipërisë, për të hapur realisht negociatat. Por një gjë mund të thuhet me siguri. Fryma e 5dri tanishme është që të mbetemi edhe prapa Maqedonisë e cila besohet se do ta zhvillojë brenda këtij viti, konferencën e parë ndërqeveritare me Brukselin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI