Flash

Kënga hit e Whitney Houston,1 miliardë shikime në Youtube

Lapsi.al 28 October 2020
Kënga hit e Whitney Houston,1 miliardë shikime në Youtube

Kënga e paharrueshme “I Will Always Love You” me të cilën Whitney Houston fitoi çmimin Grammy, ka kaluar 14 javë në vend të parë të klasifikimit “Billboard Hot 100” dhe është një prej singëllave më të shitur të të gjithë kohërave.

Kjo është një nga këngët e shndërruara në një sukses që nuk njeh kohë dhe që është bërë pjesë e historisë së muzikës. Dhe tani, “I Will Always Love You” ka thyer një tjetër rekord: ka arritur 1 miliardë shikime në Youtube. E falë kësaj shifre ajo renditet tani në vendin e katërt në klasifikimin e këngëve të viteve 90 në platformën e videove. E shkruar dhe regjistruar nga Dolly Parton në 1973, kënga u regjistrua dhe u publikua nga Houston në 1992.

Me këtë interpretim, diva e muzikës botërore ka arritur majat e klasifikimeve falë edhe daljes në kinema të “The Bodyguard”, kolonë zanore e të cilit ishte kjo këngë. “I Will Always Love You”, renditet kështu pas tre këngëve të tjera të viteve 90 që kanë kapërcyer shifrën e 1 miliardë shikimeve në YouTube; november rain e Guns N ‘Roses, me 1.45 miliardë shikime, “Smells Like Teen Spirit”, e Nirvanas me 1.14 miliardë shikime dhe Zombie e Cranberries, 1.05 miliardë shikime.

Të këshilluara

Sam Smith: Ndihem gati për tu bërë një mami

Sam Smith ka zbuluar dëshirën e tij për të bërë fëmijë deri në moshën 35 vjeçare. Këngëtari i “I Feel Love”, aktualisht 28 vjeçar, tha se ata duan të krijojn...

17:12

Gjendet i pajetë reperi amerikan

Është raportuar se ditën e sotme policia amerikane ka gjetur trupin e një reperi në bagazhin e një makine, pas një përplasjeje në autostradë në Miami. Siç th...

17:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI