Flash

Festime në ishull privat, ditëlindja e Kim sjell lum kritikash

Lapsi.al 28 October 2020
Festime në ishull privat, ditëlindja e Kim sjell lum kritikash

Pas surprizës që familja Kardashian kishte rezervuar për Kim, ajo vendosi t’i surprizonte në një mënyrë krejt tjetër.

Kim Kardashian pyeti “rrethin e saj të ngushtë” nëse mund të karantinoheshin për dy javë, që të merrnin pjesë në festën e saj të ditëlindjes: Në një ishull privat. “Pas dy javësh analizash mjekësore dhe pasi iu kërkova të gjithëve të karantinohen, unë surprizova rrethin tim të ngushtë me një udhëtim në një ishull privat, ku mund të pretendonim se gjërat ishin normale vetëm për një kohë të shkurtër”, shkroi ajo në Twitter. “Kërcyem, bëmë xhiro me biçikletë, notuam pranë balenave, pamë një film në plazh etj. E kuptoj që për shumicën e njerëzve, kjo duket si diçka e largët, kështu që në momente si këto, më kujtohet me përulësi se sa e privilegjuar është jeta ime. "

Postimi provokoi pyetje se si ishte e mundur që udhëtimi të ishte një surprizë, duke pasur parasysh që njerëzve u ishte kërkuar të karantinohen.

 

Krahas pyetjeve, pati edhe diskutime të tjera. Muzikanti britanik Peter Frampton tha për postimin: “Kaq të pandjeshëm jeni sa nuk e kuptoni se kjo nuk është ajo që duan të dëgjojnë shumica e njerëzve, gjatë kulmit më të keq të Covid? Njerëzit po shkojnë në mensa ushqimi falas, jo në ishuj privatë.” Postimi i Kim u bë shpejt një meme, me njerëz që ndanin fotografi në “ishujt e tyre privatë”.

Të këshilluara

Sam Smith: Ndihem gati për tu bërë një mami

Sam Smith ka zbuluar dëshirën e tij për të bërë fëmijë deri në moshën 35 vjeçare. Këngëtari i “I Feel Love”, aktualisht 28 vjeçar, tha se ata duan të krijojn...

17:12

Gjendet i pajetë reperi amerikan

Është raportuar se ditën e sotme policia amerikane ka gjetur trupin e një reperi në bagazhin e një makine, pas një përplasjeje në autostradë në Miami. Siç th...

17:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI