Flash

Cristiano Ronaldo sërish pozitiv me Coronavirus

Lapsi.al 28 October 2020
Cristiano Ronaldo sërish pozitiv me Coronavirus

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në testin e tretë.

Pak ditë më parë ai rezultoi pozitiv në testin e dytë, por shenjat e virusit ishin të dobëta, duke ngjallur shpresa se do rikthehet në fushë ditën e sotme në ndeshjen kundër Barcelonës.

Mirëpo, pas rezultatit të tamponit tashmë e humbëm mundësinë për ta parë atë sërish përballë Messit.

Kujtojmë që Ronaldo është jashtë fushave që nga data 13 tetor sipas federatës portugeze ka qenë asimptomatik dhe pretendohej se po e kalonte lehtë, por gjërat me sa duket janë ndryshe dhe beteja e tij me virusin ende nuk ka përfunduar.

Ronaldo mungoi në përplasjen e Portugalisë me Suedinë dhe gjithashtu nuk ishte as në ndeshjen e Juventus ndaj Dinamo Kiev.

Mirëpo, gjatë gjithë kësaj kohe, mediat nuk kanë pushuar për telashet që mund t’i ketë hapur Ronaldo vetes me veprimet e tij.

Lajmi për infektimin e Ronaldos, në funksion të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit dhe mbi të gjitha për debutimin në Champions League ka ngritur një kambanë alarmi në dhomat e zhveshjes së Andrea Pirlo dhe ka irrituar drejtuesit e Juventusit.

Klubi i Andrea Agnelli, përveç shqetësimit për shëndetin e tij, ka frikë nga pasojat ligjore pas vendimit të CR7 për të mos dëgjuar këshillat e marra nga lart. Pasi dy persona në kontakt me ekipin u prekën nga Covid-19, presidenti i Juventusit në fakt u kishte kërkuar të gjithë lojtarëve të tij që të mos iu përgjigjen thirrjeve ndërkombëtare. Por, Ronaldo u largua për në Portugali për të luajtur ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Së fundmi, ministri për Sportin Vincenzo Spadafora ka thënë se Ronaldo ka shkelur protokollin e COVID-19 dhe se për të po zhvillohet një hetim.

“Në dalje, Ronaldo nuk e respektoi protokollin.Tani për tani, ne nuk kemi ndërmend të ndalojmë futbollin profesionist, por Seria A vendosi vetë një protokoll dhe më pas nuk e respektoi atë. Virusi po na frikëson të gjithëve, andaj rregullat duhet të respektohen nga të gjithë.Cristiano nuk e ka respektuar protokollin dhe po zhvillohet një hetim për këtë”.

Të këshilluara

Ardian Bujupi së shpejti me 2 bashkëpunime

Të gjithë e vërtetuam këtë verë se Ardian Bujupi është djali i surprizave dhe duket se është kthyer në një makineri hitesh. Së fundmi ai ka zbuluar se do pub...

09:51

Fahriye Evcen do t’u rikthehet xhirimeve

Burak Ozçivit, i njohur ndryshe në Shqipëri si ‘Osmani’ bashkë më bashkëshorten e tij Fahriye, kanë qenë së fundmi në fokus të mediave dhe ndjekësve në lidhje m...

19:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI