Flash

Ardian Bujupi së shpejti me 2 bashkëpunime

Lapsi.al 28 October 2020
Ardian Bujupi së shpejti me 2 bashkëpunime

Të gjithë e vërtetuam këtë verë se Ardian Bujupi është djali i surprizave dhe duket se është kthyer në një makineri hitesh.

Së fundmi ai ka zbuluar se do publikojë më datë 30 tetor një bashkëpunim me artistin e mirënjohur Gent.

Kënga quhet “Jepi” dhe mesa kemi kuptuar nga rrjetet sociale është xhiruar në Prishtinë.

Por, nuk mbaron këtu sepse Ardiani ka gati dhe një këngë tjetër të quajtur “Rebela”. Ai ka ndarë një pjesë të saj në rrjetet sociale, por pa dhënë detaje. Sakaq, ai pritet të sjellë dhe një bashkëpunim me Finem.

Këtë periudhë Ardiani në fakt ka qenë shumë aktiv me këngë të reja.

Si fillim solli “Panorama” në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn që bëri namin dhe numëron miliona klikime.

Disa javë më parë ai solli Reggaeton, një këngë ritimike dhe tipike verore, teksa më 28 gusht ai publikoi “Të dua” në bashkëpunim me Mudi.

Së fundmi ka lançuar edhe “Juliet” një këngë shumë e bukur dashurie, teksa ne jemi në pritje të publikimit të “Zarar”.

Të këshilluara

Fahriye Evcen do t’u rikthehet xhirimeve

Burak Ozçivit, i njohur ndryshe në Shqipëri si ‘Osmani’ bashkë më bashkëshorten e tij Fahriye, kanë qenë së fundmi në fokus të mediave dhe ndjekësve në lidhje m...

19:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI