Flash

Teuta Krasniqi flet për ndarjen nga Blero

Lapsi.al 27 October 2020
Teuta Krasniqi flet për ndarjen nga Blero

Teuta Krasniqi dhe Blero janë ndarë në mënyrë miqësore me njëri-tjetrin dhe kanë treguar se raportet mes tyre janë mjaft të mira për hir të vajzës, Tarës. E ftuar së fundmi në emisionin “Rud9ina”, Teuta ka folur për marrëdhënien e saj me Bleron pas ndarjes dhe si është gjykuar nga të tjerët kur mori këtë vendim.

Ajo ka treguar se njerëzit nuk e besonin që ata mund të ndaheshin miqësisht dhe ka theksuar se as bashkëshorti i saj aktual e as Afrona Dika nuk kanë qenë shkaktar për divorcin e tyre.

“Më kanë gjykuar, si është e mundur, pse ku ka në botë kështu… Më janë dukur budallallëqe gjykimet, sepse secili prind duhet të mendojë për të mirën e fëmijës, sepse fëmija nuk ka faj. Nuk ka përse të vuajë pasojat e ndarjes.

Jemi treguar që në fillim të pjekur në këtë aspekt, sepse unë vazhdoj të kem prioritet mirëqenien, shëndetin e vajzave para vetes edhe para gjithçkaje. Unë kam një të mirë, që në momentin që ndihem rehat me veten, edhe në momentin që unë vendos për një gjë, edhe gjithë bota me u ngrit, me më thënë që nuk është mirë, nëse unë mendoj që është mirë dhe e vlerësoj, thjesht do të vazhdoj me timen”, është shprehur Teuta.

Më pas ajo ka treguar se bashkëshorti i saj, Adonisi, është një njeri i mrekullueshëm dhe se ai e ka kuptuar që në fillim situatën në të cilën ajo ndodhet dhe prioritetin për Tarën. Më tej Teuta është shprehur se ka raport shumë të mirë edhe me bashkëshorten e Bleros, Afronën.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI