Flash

Rita Ora, prezantuese e MTV Europe Music Awards, Dua Lipa e nominuar

Lapsi.al 27 October 2020
Rita Ora, prezantuese e MTV Europe Music Awards, Dua Lipa e nominuar

Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Ngjarja, e cila shënon edicionin e 27-të sivjet, do të transmetohet globalisht përmes MTV të dielën më 8 nëntor. Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa. Ajo u nominua në katër kategori përfshirë, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”. Ndërkaq, së fundmi u bë e ditur së Rita do të jetë prezantuese e MTV EMAs përmes një postimi që ka ndarë në InstaStory.

“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, ka thënë ajo. Alicia Keys, DaBaby, Karol G, Jack Harlow dhe Tate McRae, këto janë disa nga artistet që do të performojnë në MTV Europe Music Awards (EMA). Lady Gaga në tjetrën anë kryeson nominimet për EMA me gjithsej shtatë çmime duke përfshirë, “Videoja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj “Rain on Me”. 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta motra e Jamie Foxx (FOTO)

Motra e aktorit të popullarizuar amerikan, Jamie Foxx, ka vdekur ditën e djeshme. Komediani 52 vjeçar lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të publiku...

15:00

Adelina Ismaili përplaset me këngëtarin

Adelina Ismaili nisi 2 javë më parë rrugëtimin e ri si moderatore me emisionin e saj “Tetë a tetë me Adelinën”. Të shtunën e shkuar ajo kishte të ftuar Fatmir L...

13:12

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI