Flash

Rama refuzon komisionerin e BE dhe Venecian për kodin: “do i votojmë në parlament”

Lapsi.al 26 October 2020
Rama refuzon komisionerin e BE dhe Venecian për kodin: “do i

Edi Rama duket se po shkon përpara pa pyetur asnjë faktor ndërkombëtar në vullnetin e tij për ti krijuar rilindjes avantazh të pamerituar në zgjedhje. Në vullnetin për të ndaluar koalicionet parazgjedhore me lista të veçanta të partive opozitare, ai jo vetëm rrefuzoi të merrte mendimin e OSBE- ODHIR (ashtu sikurse palët patën rënë dakord në marrëveshjen e 14 janarit për të zgjidhur aty pikat që nuk kishin dakordësi) por ai do të injorojë edhe thirrjet që i kanë ardhur nga komisioneri për zgjerim i BE Oliver Varhelyi dhe nuk do të marrë parasysh as mendimin e komisionit të Venecias.

Pak ditë më parë presidenti Meta ktheu me dekret ndryshimet në kodin zgjedhor që pengonin koalicionet duke paraqitur në favor të aktit të tij një document me 81 faqe. Por lëvizja e beftë e Metës nuk qe ky akt të cilin ai e pati paralajmëruar. Lëvizja e tij surprizë qe se këtë dekret ai e çoi për shqyrtim tek një arbitër i panashëm si Komisioni i Venecias (lexo ketu).

Kjo kthesë e arsyeshme politike që mëton të vërtetojë para publikut se cili ka të drejtë u prit më së miri edhe nga komisioneri për zgjerim i BE Oliver Varhelyi i cili botoi një status në Twitter ku këshillonte që parlamenti të prise Komisionin e Venecias: “Unë besoj se“@VeniceComm” do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë që të presë rivotimin që të marrë parasysh këtë këshillë. Shikoni në zgjedhjet të lira dhe të ndershme në prill 2021” shkroi ai.

Por, për të arritur qëllimin e tij Rama duket se nuk ndalet para asgjëje: “Ai sot ka postuar një status ku gjoja i përgjigjet presidentit, porn ë fakt hedh poshtë rekomandimin e komisionerit të BE për të “shkuar në zgjedhje të lira”. Ai tha se parlamenti nuk do ta presë venecian dhe do vazhdojë në rrugën e tij. “Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!”

Sikur të mos mjaftohej me këtë Rama shtoi: “Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s'pret asnjë ditë jashtë procedurave”.

Pra mesazhi është i qartë: ska rëndësi çmund të mendojë opozita, presidenti, BE, ODHIR, Venecia, topi i zgjedhjeve është i imi dhe penalltinë do e gjuaj vetë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI