Flash

Pasi Maluma doli në publik me të dashurën, Natalia i dërgon një mesazh nga Hawai

Lapsi.al 26 October 2020
Pasi Maluma doli në publik me të dashurën, Natalia i dërgon

Modelja Natalia Barulich vazhdon të jetë në qendër të polemikave dhe shkak u bë fakti se ajo shkoi në Hawai me Henry Jiménez, fotografin e saj.

Modelja kroate me sa duket e adhuron Hawain, atë parajsë tokësore ku, sipas Malumas, ajo ishte me pushime me një futbollist brazilian.

Jam shumë e lumtur që jam këtu, e dua Hawaiin, nuk dua të largohem më“, shkroi Natalia Barulich në një nga videot e postuara. Kjo deklaratë bëri që të fillonin një mori komentesh nga fansat, duke i cilësuar fjalët e tij si një kunjë për Maluma.

“Hawai” dedikim për Natalian?

Sipas fansave, kënga, si dhe videoja e saj, duket se hedhin dritë mbi ndjenjat e Malumas pas ndarjes. Në këngë kolumbiani shprehet se “ajo” i poston fotot në Instagram vetëm për ta bërë xheloz dhe nëse ai do ta telefononte ajo do të rikthehej me të menjëherë.

Teksti i këngës përkthehet nga spanjisht në anglisht për të përfshirë referenca të dukshme që krijojnë imazhet e Natalia me Neymar në Instagram: “Fotografia që ke postuar duke thënë se ai është qielli yt. Babe, unë të njoh mirë, e di se e bëre për të më bërë xheloz. Unë nuk do të them kush, por dikush më tha që të pa duke qarë.

Në fillim të këtij viti, Natalia i tha Danny Morel se marrëdhënia e saj me Maluma ishte “toksike”, sepse ajo po jepte “1000 përqind” dhe duke marrë “20 përqind” si kthim.

Dhe kënga nis pikërisht me një vajzë që thotë: “Kjo marrëdhënie po bëhet toksike”.

Natalia is a Croatian-Cuban model

Neymar, Maluma, Natalia

Një veprim i futbollistit brazilian është interpretuar nga mediat si tallje ndaj ish-it të të dashurës së tij Natalia Barulich.

I rrethuar nga shokët e skuadrës së Paris Saint-Germain, të hipnotizuar nga fitorja e tyre ndaj  Leipzig, Neymar është shfaqur duke kënduar këngën e Malumës, Hawai.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI