Flash

Gjashtë arsye se përse shqiptarëve nuk u duhet një fitore e Trump

Lapsi.al 26 October 2020
Gjashtë arsye se përse shqiptarëve nuk u duhet një fitore e

Që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë e deri në periudhën Trump, zgjedhjet në SHBA e kanë ndarë pjesën më të madhe të europianëve perëndimorë sipas afërsive kulturore e politike me partitë liberale të qendrës së majtë e të djathtë që ata votojnë. Këto parti, megjithatë, edhe kur kanë qenë në pushtet, edhe kur kanë qenë në opozitë, janë treguar të kujdesshme për të ndërhyrë me deklarime përpara zgjedhjeve në SHBA. Me Trump-in në pushtet, ujërat janë turbulluar. Qëndrimet e tij në favor të Brexit-it e të sovranizmit antieuropianist, dalja nga traktati i Parisit, masat ekstreme ndaj emigracionit, polarizimi i fortë që ka shkaktuar në Lindjen e Mesme me mbështetjen krejt të njëanshme të Izraelit etj., kanë ndikuar që partitë e qendrës europiane të jenë me afër demokratëve, kurse Trump ka gjetur mbështetës të hapur kundërshtarët e tyre, partitë e djathta sovraniste konservatore. Megjithatë, edhe në prag të këtyre zgjedhjeve, nuk duket që liderët politikë europianë të deklarojnë hapur mbështetjen e tyre për njërin apo tjetrin kandidat.

Në Shqipëri, para Trumpit, edhe për shkak se ndarja qendër e majtë-qendër e djathtë, në kuptimin kulturor dhe ekonomik, thuajse nuk ekziston, qëndrimi ndaj zgjedhjeve të radhës në SHBA është karakterizuar nga pritja në heshtje, pa debate e fituesit, kurse pas zgjedhjeve të dyja palët janë bërë pa asnjë rezervë me Presidentin fitues. Këtë traditë do ta thyente Edi Rama kur deklaroi në CNN më 2016 se Trump ishte një rrezik për botën – deklaratë që e bëri për shkak të lidhjeve të tij (kryesisht nëpërmjet Sorosit) me demokratët amerikanë, si dhe duke besuar në sondazhet që e jepnin Clinton fituese të sigurt.

Për shkak të deklarimit të tij anti-Trump, kombinuar me faktin se administrata e Obamas i kishin dhënë goxha mbështetje dhe legjitimim Edi Ramës (mjaft të kujtosh Reformën në Drejtësi, pasojat dramatike të së cilës po shfaqen sot) ishte e kuptueshme që opozita të shpresonte fitoren e Trumpit. Në fakt, pas fitores së tij ka pasur disa shkrime në mediat amerikane që denonconin politikat pro Rama të Ambasadës Amerikane në kohën e ambasadorit Lu. Por, shpejt u pa se Rama ktheu 180 gradë qëndrimin ndaj Trump-it dhe, ç’është më e rëndësishmja, pragmatizmi plot improvizime dhe jo koherencë i Trump solli në Shqipëri një mbështetje edhe më të madhe të administratës Trump ndaj narkoqeverisë së Ramës, që kulmoi me paralajmërimin e Palmer-it kundër opozitës në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe po vazhdon me qëndrimet e ambasadores Yuri Kim, aq sa sot opozitarët duhet të ndjejnë mall për të shumë kritikuarin Lu. E, megjithatë, paradoksalisht, edhe pse, për hir të së vërtetës, duhet thënë se nuk kemi pasur qëndrime hapur të liderëve opozitarë, nuk janë të paktë sot opozitarët që kërkojnë fitoren e Trump-it, çka bie në sy më shumë në rrjetet sociale.

Në këtë shkrim dua të jap gjashtë arsye sepse një fitore e Biden-it do të ishte më shpresëdhënëse sesa një fitore e dytë e Trump-it për sa i përket aspiratës së shqiptarëve për një vend më të mirë dhe më demokratik (për çka pretendon se lufton dhe opozita).

1. Me presidencën e tij plot me qëndrimet jokoherente të papritura, polarizuese, konfliktuale, prej narcizisti të sëmurë, prestigji i SHBA-ve në botë ka rënë më poshtë se kurrë ndonjëherë, duke e bërë vendin më të fuqishëm e më të rëndësishëm në botë të mos merret ndonjëherë as seriozisht. Në fakt, Trump është vërtet një rrezik për botën, prandaj edhe për ne.

2. Trump është një rrezik për demokracinë. Një fitore e tij do të përforconte një prirje që vihet re sot në vende me demokraci të brishtë të liderëve të fortë që tentojnë të personalizojnë politikën në vend se të punojnë për forcimin e institucioneve dhe ndarjen e pushteteve. Një fitore e tij, pra, do të ishte një inkurajim edhe për sjelljet alla Trump të Ramës në Shqipëri.

3. Nëse do të shohim konfrontimin Trump–Biden për sa i përket vizionit për botën, duke e lidhur atë me problematikat e Shqipërisë, ka disa pika ku qartazi vizioni i Bidenit është më afër nevojave urgjente që ka sot Shqipëria për ndryshim. Kam parasysh këtu ndjeshmërinë shumë më të madhe të Bidenit dhe demokratëve amerikanë në dy çështje, që në Shqipëri ulërasin për ndryshim.

Së pari, ndjeshmëria më e madhe ndaj publikes, veçanërisht shëndetit publik që me Covidin është shfaqur në gjithë dramacitetin e vet.

Së dyti, vizioni i Biden-it pro ambientalist për energjinë e rinovueshme etj., në përputhje me vizionin europian do të ndikonte sado kudo për frenimin e masakrimit ambiental që po pëson Shqipëria për interesat e një oligarkie kriminale.

4. Një riafirmim i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të rikthejë skenarin e ndryshimeve të kufijve në Kosovë, me gjithë implikimet që ai mund të sjellë në botën shqiptare dhe në rajon.

5. Trump, mbështetës i Brexit-it, nuk e ka për zemër projektin europian i cili, megjithë shumë dështime, mbetet ende shpresë se mund ta ndihmojë Shqipërinë në proceset demokratike. Një kthim i demokratit Biden, i cili është pro europian, mund ta ndihmojë këtë projekt. Po ashtu, në këtë kontekst, vendet europiane janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshme për problemet e korrupsionit, krimit të organizuar e proceseve antidemokratike në Shqipëri dhe i kanë shtuar kritikat, kurse administrata Trump, për shkaqe pragmatiste interesash gjeopolitike deri elektorale të Trump-it, ka shtuar mbështetjen ndaj tij. Mjaft të kesh parasysh diferencën e dukshme në qëndrimeve mes SHBA dhe Gjermanisë dhe vendeve të tjera serioze europiane lidhur me këto. Nuk duhet harruar se administrata Trump bëri një lojë të shëmtuar në Kosovë kur rrëzoi një qeveri të zgjedhur demokratikisht e që jepte shpresë për të goditur sistemin oligarkik kriminal të ngritur atje, duke dhënë mesazhin për udhëheqësit e korruptuar shqiptarë se për të pasur mbështetjen e SHBA-ve mjafton t’u shërbesh interesave elektorale të presidentit të tyre.

6. Dy partitë kryesore opozitare, duke qenë europianiste dhe të lidhura me partitë simotra europiane, nuk kanë asnjë interes të afrohen me Trump-in, që ka punuar kundër tyre, sepse, përveç të tjerash, kjo do t’i largonte nga këto parti dhe mbështetja e tyre e mundshme.

“Panorama.al’

Të këshilluara

Pse Basha po i tregon plehrat me gisht

Lulzim Basha ka vënë një bast. Mes qindra aferave korruptive, mes skandaleve të pafundme të kësaj qeverie, mes vjedhjeve ditën për diell nga fitues tenderash të...

11:52

Edi Rama midis tre ambasadorëve

Është interesante të vihen re diferencat në qëndrime midis tre ambasadorëve, që u bënë garant për marrëveshjen e 5 qershorit, pas aprovimit nga Parlamenti të nd...

16:15

Spiropalizimi i Erion Velisë

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fus...

22:25

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI