Flash

Jetimët e Al-Hol/ Nga pengje të kurdëve, në “pengje" të propagandës së Ramës

Lapsi.al 26 October 2020
Jetimët e Al-Hol/ Nga pengje të kurdëve, në

Floresha Rasha dhe tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha bashkë me të voglin Endri Dumani janë nxjerrë nga kampi i tmerrshëm Al-Hol i Sirisë përmes një operacioni, për të cilin drejtuesit e anti-terrorit dhe bashkëpuntorët e tyre meritojnë mirënjohje. Fëmijët dhe gruaja kanë jetuar si pengje në një kamp robërish, me jetën që i varej në fije të perit çdo ditë.

Kanë dalë nga "kampi i ferrit" në gjendje të rënduar, pas një bashkëjetese të rrezikshme me mijëra gra dhe jetimë të tjerë të ish luftëtarëve të ISIS. Në videon që publikoi Gjysmëhëna e Kuqe Siriane fëmijët shoqërohen nga konsulli shqiptar në Liban. Gruaja është e sëmurë nga një plagë dhe transportohet nga një karrocë me rrota. Më të vegjëlit duken  të kequshqyer dhe të veshur keq.

Vështrimi i Endri Dumanit, (djali me flokë të verdha në krah të majtë të fotos) me sytë e nxirë dhe fytyrën e hequr flasin më së miri për lodhjen dhe rraskapitjen e shkaktuar nga jeta në Al Hol.

Por gjendja e rënduar e jetimëve nuk qe pengesë, që themeluesi dhe sponsori i ERTV të vërë në skenë një raportim live nga Bejruti, ku ai u shfaq i ulur në kolltuk dhe i rrethuar nga jetimët, në rolin e shpëtimtarit. Në të njëjtën gjendje siç ishin kur u nxorrën nga kampi dhe ndërsa më të vegjëlit luajnë në kolltukun ku është ulur kryeministri, të miturit u vendosën në funksion të një shfaqjeje, me në qendër Edi Ramën. Një inskenim për 20 minutat e lavdisë në ERTV, që sfidoi gjendjen e vogëlushëve.

Dhe ndërsa kamerat transmetonin live nga Bejruti dhe blicet e aparateve fotografikë shprepeshin në breshëri për të kapur pozën më të mirë, vetë Rama pranoi se Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha dhe Endri Dumani kishin nevojë për një trajtim nga psikologët, që nuk e kishin marrë. Pranoi se fëmijët kishin nevojë për analiza mjekësore që ende nuk i kishin kryer dhe se kishin nevojë edhe për një trajtim të kujdesshëm, që ende nuk kishte nisur.

Lexo edhe:  Alesio që takoi Ronaldon, si viktima e dyfishtë e politikës spektakël

E gjitha i ngjajti një haraçi për t'u paguar para se fëmijët të kthehen në shtëpi. Një pengmarrje e dytë, kësaj radhe nga bamirësi, që bamirësinë e tij nuk e kalon dot në heshtje. Skena e sotme në Bejrut të kujton historinë e Alesios, djalit që pas tërmetit të 26 nëntorit në Thumanë ra në duart e kryeministrit Rama. Për sa kohë kamerat ishin ndezur, Alesio takoi Ronaldon në Itali dhe shkoi në shkollë në makinën kryeministrore.

Kur kamerat u fikën, njohu realitetin e vështirë  të fëmijës së mbetur jetim. Të paktën për fëmijët jetimë të Al-Holit, Rama nuk premtoi as vëmëndje, as ndihma dhe as se do t'i merrte në shtëpinë e tij në Surrel. Ato thjesht i përdori pa e tepruar.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI